Përmbytjet në vend, reagon Kryemadhi: Koha nuk pret, mobilizim në ndihmë të familjeve

543
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka reaguar në lidhje me situatën e përmbytjeve në vend. Me anë të një deklarate ajo shprehet se, LSI është pranë familjeve që po përballen me këtë situatë të vështirë.
Ja çfarë shkruan Kryemadhi në Facebook:
Jemi pranë të gjitha familjeve të cilat po përballen me një vështirësi të jashtëzakonshme, të diktuar nga kjo fatkeqësi natyrore e rëndë.
Solidaritet me të gjithë të prekurit anë e mbanë vendit nga kjo fatkeqësi e dimensioneve shumë të gjera.
Qeveria shqiptare duhet të mos humbasë më kohë, por në respekt të ligjit të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, të mobilizojë fonde financiare, ndihma ushqimore, logjistikën e duhur që situata të kalohet me sa më pak dhimbje për mijëra qytetarët e prekur.
Koha nuk pret!
Çdo hezitim mund të sjellë pasoja të pakthyeshme në shëndetin e njerëzve, në banesat e tyre, në mijëra biznese që dëmtohen, prandaj duhet vepruar me shpejtësi!
Sigal