Pranvera Skana: Unë i dua homoseksualët! Shumë madje!

664
Unë i dua homoseksualët! Shumë madje!
Kam modele frymëzimi prej tyre… Kujtoj ish- profesoren time gjatë studimeve në Britani, që më mahniste me energjitë dhe profilin e saj, si dhe Chun, mikun tim ekselent nga Kina që më tregonte gjithnjë për vështiresitë e tij dhe censurën sociale e psikologjike që ai ndjente në vendin nga vinte, vetëm se ishte gay.
Për t’u kthyer në kontekstin lokal të debateve online mbi aksesin e përfaqësuesve të LGBT në shkollat në Tiranë ka dy çështje:
Së pari; Edukata seksuale hetero dhe homo seksuale duhet të jetë padyshim pjesë e programeve mësimore, sikurse është riprodhimi, zhvillimi hormonal etj.
Së dyti, komuniteti shqiptar i LGBT-s, nuk ka pse ta promovojë këtë orientim, se nuk është ndonjë meritë e tyre, a sukses, a fitore, a produkt që na u dashka një fushatë marketingu.
Ky nuk është një fenomen që duhet promovuar, thjeshtë duhet pranuar!