Barcelona hedh vështrimin te Leipzig, synohet ylli i Bundesligës

11
Sigal

Dani Olmo është një objektiv konkret i Barcelonës për sezonin 2024-25. Aq sa Deco, drejtori sportiv i Barçës, u takua dje me agjentët dhe babanë e mesfushorit 25-vjeçar të Leipzig për të analizuar mundësinë e nënshkrimit të lojtarit.

Olmo ka një kontratë deri në vitin 2027 me Leipzig dhe një klauzolë largimi që vlerësohet në 60 milionë euro. Spanjolli, siç raportoi muaj më parë shefi ekzekutiv i klubit gjerman, dëshiron të largohet nga Bundesliga, kampionat ku  mbërriti në janar 2020 nga Dinamo e Zagrebit.

Përveç Barcelonës, në gjurmët e Dani Olmos janë edhe Manchester City, Arsenal, Chelsea dhe Atletico Madrid.