Alban BARDHI/ Xhevap “Fletë -rrufesë” TV “6+1”, Vlorë

631
Sigal

Gazetën “Telegraf” të datës 26 dhe 27 shkurt 2014, e përpinë lexuesit në Vlorë, e kërkonin në çdo pikë shitjeje, por dhe në gjithë vendin. Por këto dy numra nuk i ka pëlqyer një farë televizioni “6+1” dhe e kishte si “hapje të lajmeve” pakënaqësinë!

*Autorin Alban Bardhi e gjeni në bibliotekën “Shefqet Musaraj”.

Shfletoni shtypin e djeshëm dhe të sotmin.

E gjeni dhe në bibliotekat brenda dhe jashtë vendit.

E di Jovani Juaj se ku bie?…

“Nuk ma priste fiqiri më tha dhe një miku im i vjetër: Të mbërrijë deri në këto kuotime paarsyeja e njeriut normal, dhe me një haber minimal, veçmas e një medie lokale me “ambicie profesionale dhe në shërbim ndaj qytetarit”, të Rilindjes të shitet xhaba, badihava dhe të paguajë shtrenjtë ultësinë dhe deformimin në moral dhe princip, të kthehet lehtësisht në puthadorë e këpucëfshirëse”. Mirëpo sot, po gjen lehtësisht edhe vrasës me pagesë, po edhe media të shitura dhe opinione të blera, njerëz që shesin edhe veten, po kurrë një media e tillë në Vlorë, e një vlonjat me karakter të fortë, me rrënjë fisnikërie të përdoret për përfitime çasti, me kosto të mëtejshme… Njeriu i lig gjen më të lehtën, të bëhet i lig, nuk ka aspak vështirësi. Dhe kjo nuk dua t’ju dedikohet juve, veçmas misionit tuaj të pretenduar publik. Sepse në vendin tënd dhe në vendin tim, nuk po dëgjohet deri më tani arsyeja nga lartë, ndaj dhe po kërcet kallëpi nga poshtë…

Prapë nuk dua të besoj për arsyen time dhe jo për paarsyen tuaj të rastit. Në qendër të ekranit ky tv lokal kish gazetën “Telegraf” të datës 27: Këshilltari i kryeministrit pritet në errësirë, duke e komentuar punësimin e elektricistëve nga TR  dhe duke e shtrirë edhe mbi numrin e mëparshëm të datës 26 të gazetës nga autor anonim, e cila sipas jush gazeta kërkon lexues të humbur me lajme që s’bëjnë lajm.

Dhe kjo “ndërmarrje” e juaja nuk është për herë të parë…

Në edicionet e lajmeve transmetoi një lajm pa autor, pra ai ishte Jovani e Jovanët dhe jo autori në “Telegraf” Alban Bardhi, i njohur për lexuesin e djeshëm dhe më mend, minimum këtu e 25 vjet përpara, e ka lexuar në faqet e shtypit. Thuaj Jovanit tënd të shkojë në bibliotekën “Shefqet Musaraj” nëse e di se ku ndodhet dhe të shfletojë se aty do ta gjejë autorin Alban Bardhi. Fatkeqësisht nuk e kini lexuar ju dhe le të mbetet anonim për anonimët! Apo të sjellim botimet në televizionin tuaj t’i publikoni, madje dhe të rrëkëllejmë ndonjë dopjo raki lurushku nga ledhet, qoftë nga vendorigjina juaj. Atë fatkeqësisht nuk e njohin, ata që nuk dinë të lexojnë dhe kujtojnë se dinë të bilbilosin nga pirgu i plehut! Do më vinte mirë të kisha parë dhe ndonjë firmë të Jovanëve Tuaj në ndonjë gazetë të sistemit të shthurur, të këtyre viteve të tranzicionit, po ende nuk e kini hedhur dot firmën Jovan, deri më tani. E presim dhe e mirëpresim. Mos ju privon sistemi?! Ju duke replikuar në mënyrë të pa principtë, ku shkrimet ligjërisht e normalisht ishin në një gazetë tjetër: “Hane Shat e Hane Bagdat” e ke dëgjuar z. Albert, ishte pa moral dhe pa qytetari ndaj një gazete, e cila nuk kishte asnjë lidhje me ju, jo vetëm lexohet, por dhe përpihet edhe në Vlorë e veçmas këto dy numra, ku lexuesit e kërkonin po se gjenin nëpër pika. Në pamje të parë dt. 27 shfaqet një kronikë për “terrin ndaj këshilltarit të Kryeministrit” dhe në ditën e dytë pamjen e një kronike të kësaj gazete të dt. 26 shkurt “Rebelohet baza e socialistëve”. Një media lokale me ambicie publike dhe publicistike të kthehet në kënd Fletë- Rrufeje, në bori e këtë besoj se nuk e pranon as lexuesi e shikuesi me mendje minimale?! Veçanërisht, asnjë lidhje nuk kishte komenti juaj me përmbajtjen e kronikës në fjalë. Kronikat në gazetë u referoheshin fakteve, pamje dhe kronika, madje, të shfaqura edhe prej TV-së tuaj para disa ditëve nga Hipoteka, ku ngritën zërin qytetarët, për mosshërbim të kësaj zyre, por dhe nga përditshmëria e njerëzve dhe e mosmarrjes së shërbimeve! Ju nuk prekeshit, as nuk fyheshit, përkundrazi në shkrimet real dhe realisht. Dhe këtë do të mohoni, edhe me këtë doni të “fitoni kredite”? Emri i Prefektit nuk zihej dhe as shkruhet në asnjë rresht të gazetës siç rrekeshit ju me pamje aspak reale. Ju nuk i bëni dot “miqësi” me shpifje e deformim dhe nuk ka këmbë të qëndrojë mbi rërë kjo “miqësi” e ngritur në pamoral! Miqësia bëhet me moral, dinjitet dhe jo me perversitet, për të cilën nuk e ke për sua edhe ti Albert. Edhe Çeloaliaj prej autorit është falënderuar dhe mbështetur në inkursionet e tij dhe emrat e tjerë nuk ziheshin, madje të kritikoheshin, përkundrazi në shkrim si kërkonte të abuzonte dhe të përfitonte ndonjë kockë JOVANI JUAJ. Në kronikë shkruhet (dhe do të pasqyrohet me devocion edhe nga autori) ajo që thonë e aspirojnë qytetarët e Rilindjes, vlonjatët, shqiptarët dhe mbarëshqiptarët: “Institucionet të mbushur me militantë të PD-së”. Edhe CV-të e drejtuesve të vendosur në institucione, që kanë marrë pjesë në shtabin elektoral të deputetes, mikes time të hershme VL, të djegura nga dy makina, TV juaj i ka lexuar varda në kronika, Jovani Juaj. Edhe këto doni të harroni, bëni të harroni, i rishikoni të qetësoni veten! Asnjë nga emrat që përmendët në “Fletë- Rrufenë” tuaj nuk përmendeshin në shkrimet e gazetës. Ky është diletantizmi juaj, i Jovanëve tuaj që kërkojnë të shisni vesin për virtyt. Ato kronika i kanë ruajtur shumë njerëz pasionantë dhe talente të fushës dhe ju i harroni! Edhe unë i kam të ruajtura në arkivën time, z. Albert dhe JOVANIN në këtë kronikë të TV tuaj. Po sot, gjenden njerëz edhe të kësaj sëre që mohojnë edhe veten, por jo lexuesit, qoftë dhe të kësaj gazete. Për dijeni edhe nga lexues të mi dhe të kësaj gazete të shumëlexuar dhe në Vlorë: Dt. 26 dhe 27 u përpi, mbetën lexues duke e kërkuar, jo vetëm këtu, po në gjithë vendin.

Pa dashje po harxhoj këtë kohë me ju! Duke ju kërkuar ndjesë lexuesve të mi, brenda dhe jashtë vendit.

Shënim i autorit: Ky shkrim i’u dërgua në e-mail TV “6+1”.

 Shënim i redaksisë

Televizioni, emri i të cilit më shumë ngjan me katet e një pallati, me dhe pa leje bashkie, ka tentuar “të mbulojë diellin me shoshë”. Duke analizuar shkrimin e gazetës, e cila përpihet përditë nga lexuesit në të gjithë vendin dhe në 152 komuna, ky televizion në vend që t’i verë vetullat atyre që e trullosin me ndonjë gotë po i nxjerrë sytë. Ne po botojmë shkrimin e mësipërm të një lexuesi, profesionisti dhe dashamirësi të mediave që ta lexojë edhe biznesmeni i miellit, mallrave me shumicë dhe ish-reklamaxhiu i bashkisë Albert Delia, për të cilin në numrat në vijim do të botojmë materiale dhe histori të aktivitetit të tij privat dhe tregtar ndër vite.