Artan Fuga/ Sekreti ynë i identitetit kombëtar gjuhësor

606
Nga pikëpamja gjuhësore janë pikërisht këto tingujt që shkruhen me ato “shkronjat e përbëra”, të cilat na dallojnë ne si shqiptarë nga gjuha.
Nuk janë l, k,c, m,u, n, etj, por,
ll,
nj,
rr,
sh,
th,
dh, 
zh,, e ku e di unë tjetër nëse ka apo do të ketë.
Një grek a spanjoll e thotë bukur tingullin “th”, por një frances, a italian a ku e di unë nuk e thotë dot.
Një anglez thotë bukur “dh”, por “ll” si vështirë ta nxjerrë, apo një suedez.
Një sllav thotë sigurisht “ll”, por një “rr” shqiptraçe a të tjera nuk i nxjerr dot.
Pra, ne dallohemi sepse i kemi këto tinguj të gjithë bashkë, kurse disa gjuhë të tjera nuk i kanë kështu toptan. Madje qiellza e të lindurve në ato gjuhë nuk i artikulon.
Një perëndimor mëson shqipen më mirë sesa unë dhe ti, por në shumë raste nuk thotë dot “llozi”, por “lozi”, nuk thotë dot “rroftë”, por thotë “roftë”, nuk thotë dot “qorra”, por “kjora”.
Përpjetë të hidhet, sado mirë ta dijë shqipen. Se shqipen e mësojnë të gjithë tani. Puna është kush shqipton tingujt që të gjithë bashkë ne i shqiptojmë !
Sigurisht nga ana formale unë them se këta tinguj të asociuar me “shkronjat e përbëra” budallaqe, nuk kanë gjetur bartësin alfabetik që duhet. Por, krijuesit e alfabetit nuk kanë dashur t’i marrin ato shkronja nga gjuhë jo latine. Dhe mirë kanë bërë.
Ata në vend të bashkonin dy gërma në një, çka është pak problem logjikisht, mund të vendosnin një normë gjuhësore që ta zemë kur dy “l” janë njera pas tjetrës lexohen “ll”.
Por, besoj se kanë pasur arsye të mira që nuk kanë vepruar ashtu.
E para, ata vepronin në një shoqëri analfabete, dhe në ato kushte më lehtë të prodhoje vetëm një alfabet sesa një gramatikë me shumë rregulla.
E dyta sepse duke lënë “shkronjat e përbëra” ata kishin sigurinë që me kohën tingujt e tyre nuk do të humbnin. Cfarë do të bënim ne me “th” ose “ll” e sotme nëse duke parë shkronjat e tyre përbërëse ne do t’i lexonim “t-h” ose “l-l”. Pra i kanë mbrojtur tingujt që na dallojnë ne në qiellzë, duke na lënë gurin e rëndë në gërma të veçanta të përbëra.
A mund të zëvendësohen ato tani me një normë leximi që i zëvendëson me gërma të thjeshta vendosur pas njera tjetrës?
Edhe mundet. Por, kjo është punë kongresesh gjuhëtarësh dhe jo facebukësh. 🙂
Rëndësi ka që identeti ynë qiellzor që artikulon fonetikisht ll, q, rr, sh, ë, etj., qendron te e veçanta, te ajo që del nga norma europiane.
Nuk e dis e ku e kërkon ministria e kulturës, mos e kërkon duke bërë hamamin e dikurshëm banjë moderne me dushetë dhe galixhant elektronik. Poqese e sheh kështu e bërë “dhalë”, më falni dhallë.
Qiellza jonë – monument kulture identitare.
Sigal