Kryqëzimi i pamerituar i Messit dhe magjia messiane

653

Xhevdet ZEKAJ

Sigal

I paaftë, nuk merr dot skuadrën në shpinë,  i madh me Barcelonën, i dështuar me kombëtaren, i përgjumur, vrapon në fushë më pak se skuadra, ka humbur  motivin, teknikën, dëshirën, driblimin, bën formacioni n, është trajner, urren Dybalanë etj, etj pa fund  nga legjendat urbane.

Por Lionel Messi është aty! Në botëror jo si pesë herë fitues i trofeut të “Topit të Artë”, por si nja nga yjet e paërsëritshëm të futbollit botëror. Legjendë! Perandor! Fitues! Kampion! Magjik! Superteknik! Golashënues! Driblues!

Së pari në këtë kampionat të gjithë futbollistë janë të lodhur, të shtrydhur nga kamionatet ku luanë, vinë me 60 ndeshje të luajtura.

Së dyti ndeshjet me kombëtaren për shumë indvidë-talente nuk kanë rëndësinë e sa ndeshjet e kluit për imazj, në aspektin financiar, në kolektivitete, dhe përse përfaqësohjnë kombin në Eventin më të madh të futbollit.

E çfarë të bëjë Messi me një kombëtare si kjo e  Argjentinës, me pak yje, me pak shkëlqim a thua janë druvarë dhe aspak finesë? Të gjitha skuadrat kundërshtare  e rrethojnë Messin me 3-5 lojtarë? Por ai nuk ka shok skuadre të përfitojnë nga kjo mundësi. Shikoni mbulimin e tij me dhe pa top? Gjejeni nëj herë Mëssin vetëm, të pambuluar? E qartë, Argjentina pa Messin është skuadër e një niveli të dobët.

E çfarë të bëj Messi kur kjo kombëtare erdhi me polemika të mëdha, me tifozët kudër trajnerit, një Sanpalaço që nuk grumbulloi Ikardin, nuk fut në formacian  Dybalanë etj,etj.

E çfarë të bëj Messi kur kjo kombëtare pa Messin nuk do ishte kualifikuar kurrë nga Amerika e Jugut, pa golat dhe kontributin e tij.

Messi nuk është si Messi i Barcelonës??? Po kombëtarja e Argjentinës nuk është Barcelona, shumë shumë si Alaveshi i De Biasit apo Gedafe është.  Por me këtë të bëjë një mur Messi, kujt ti jap një j?Me kë të bej presing? Kush i jep dot nëj top pas shpinës së kundërshtarit? Kush bën dot një driblim apo finde tek Argjentina?

Messi, Messi edhe mesi të ishte nuk bën dot si në kohën e Maradonës, aq më pak në ditët e sotme ku skuadrat janë mur, autobus i parkuar tek 16 metërshi, në zonë të rreptësisë gjenden çdo sekondë 8 deri në 10 lojtarë?

Messi ëshët aty legjendë, magjik, fitues, lider, i dashur dhe futbollisti nga më të mëdhenjtë e historisë së futbollit! Fatkeqësia e tij, që në Botërorin Rusia 2018 luan me një Argjentinë të vogël, të përçarë, pa yje, pa skuadër pa ide dhe me nje  trajner sharlatan si xhepist dhe me tatuazhe pafund të një adoleshenti.

Messi se ka thënë fjalën akoma: Ndoshta nesër(Sot) me Francën që luan futboll sulmues edhe mund t’u bëjë ti kërkoni falje!