Provat e lira, Hamilton “fluturon” edhe në Austri, Vettel i treti

378
Sigal

Pas triumfit në fundjavë në Francë, Lewis Hamilton vijon të “fluturojë” edhe në provat e lira të Austrisë, që po zhvillohen sot.

Piloti britanik i Mercedes regjistroi kohën më të mirë në dy sesionet e para të provave të lira, duke lënë pas shokun e skuadrës, Valteri Bottas dhe rivalin e tij te Ferrarit, Sebastian Vettel.

Vendi i katërt dhe i pestë shkoi për dy makinat Red Bull, ndërsa finlandezi i Ferrarit, Kimi Raikkonen, regjistroi vetëm kohën e gjashtë më të mirë.

Gara e Austrisë do të zhvillohet ditën e diel, ndërsa edhe këtë herë pritet të jetë një duel i fortë Hamilton-Vettel, që janë pretendentët kryesorë për të triumfuar në fund të sezonit.