Kompania Apple ka nisur konferencën në Kaliforni për prezantimin e modeleve të reja të iPhone.

Deri tani është zbuluar ora e gjeneratës së ardhshme që do jetë 30% më e madhe. Ndër të rejat që vijnë me të, janë aftësitë për të lexuer rrahjet e zemrës të përdoruesit.

Apple pritet gjithashtu të zbulojë edhe aparate të reja në bazë të dizajnit të saj të iPhone X.

Apple u bë kompania më e mirë në botë e teknologjisë në gjysmën e dytë të vitit 2017, vetëm falë kërkesave të mëdha për gjeneratën e fundit të smartwatch-it.