Zbuloni si e kalon Enca kohën e lirë

734
Këngëtarja shqiptare, Enca Haxhia ka marrë pak pushim nga koncertet për të kaluar kohë me familjen e saj. Këtë gjë ajo e ka treguar duke bërë postime të shumta në rrjetet sociale. Sot, Enca ka publikuar në Snapchat disa momente të këndshme që ka kaluar me gjyshin e saj. Ajo e ka treguar edhe në intervista që është shumë e lidhur me familjen e saj, sidomos me gjyshin.

Enca shprehu dashurinë e saj për gjyshin duke shpërndarë foto të ndryshme me të. Më pas 22-vjeçarja zbuloi se gjyshi është mbështetja e saj më e madhe, duke shkruajtur: “Ai i dëgjon këngët e mia i pari,” duke treguar se opinion i tij është shumë i rëndësishëm për të.



Sigal