Sende personale të aktores Dame Joan Collins në ankand

31993
Relike dhe sende të çmuara të aktores Dame Joan Collins pritet të shiten në shtëpinë e Ankandeve Julien’s në Beverly Hills. Ky është cilësuar ndryshe si “Koleksioni i Dame Joan Collins.” Collins, e njohur për rolin e saj në shfaqjen “Dynasty” ka vendosur që të krijojë pak hapësirë në shtëpinë e saj, duke boshatisur katër dhoma magazinimi ku mbante veshje dhe sende të saj më vlerë. “Nuk ishtë shumë e vështirë që të vendosja për ato sende apo veshje që nuk më duhen më. Për shembull, më pëlqejnë shumë këto dy fustane, por i kam veshur ato disa herë nëpër evente, dhe sigurisht që nuk mund t’i vesh më. Ndërsa kjo varëse është një krijim i Versaces dhe e kam vënë disa herë. Mendoj se kjo është madhështore, por edhe dramatike njëkohësisht. Ndoshta këtë mund ta blej sërish vetë,” tha Collins duke qeshur. 300 objekte, mes të cilave 75-80 % janë veshje do të jenë në shitje në ankand. Disa prej këtyre veshjeve janë stiluara nga vetë Collins si edhe aksesorë të ndryshëm. Në shitje janë edhe disa mobulje, piktura origjinale dhe disa vizatime të krijuara nga Collins gjatë xhirmeve të fimit “Esther and the King” në vitin 1960.

Pjesa më e madhe e këtyre objekteve sjellin kujtime nga shfaqja televizive “Dynasty.” “Këtë këtu veccanërisht mendoj se fansat do ta mbajnë mend. Kjo është një unazë, unaza që më ka dhuruar Alexis, sigurisht që diamante nuk është origjinal sepse do të vlente miliona dollarë, por unë e kam vënë shpesh. E di që nuk është i vërtetë por është i bukur,” tha Collins. Një nga veshjet personale që do të jenë në shitje është edhe një fustan i stiluar nga Antonio Castillo. “Ai e stiloi këtë fustan për premierën e filmit “’Dr. Doolittle’ në vitin 1968. Unë kam interpretuar me bashkëshortin tim në këtë film, Anthony Newley dhe Rex Harrison. Unë e vesha atëherë dhe fustani solli mjaft reagime pasi u konsiderua shumë i shkurtër. Dhe siç mund ta shihni është vërtet i shkurtër. Collins e cila dikur ka qenë e fejuar me aktorin Warren Beatty ka ruajtur edhe një koleksion me 50 letra dashurie, të dërguara nga ai kur ishin në periudhën e njohjes. Ajo dëshiron të mbajë kujtim vetëm dy prej tyre.

“Mendova se këto do t’ju interesonin fansave të mi ose të Warren. Këto janë të veçanta në botën e sotme sepse njerëzit nuk shkëmbejnë më letra. Është një botë ndryshe tani. Mendoj se këto dy prej tyre do t’i mbaj që t’ua trashëgoj nipërve të mi. 82-vjeçarja e cila ka shkruar 16 libra, sapo ka botuar edhe novelën e saj të fundit të titulluar , “St. Tropez.” “Shumë nga lëxuesit e mi thonë se i lexojnë librat e mi me një frymë. Kjo ndodh ndoshta sepse unë u mendimet e mia i hedh menjëherë në letër, ashtu si rrjedhin në mendjen time, nuk e përdor kompjuterin. Dhe mund të shkruaj në avion, ulur në një divan, në një tryezë ngrënie, në shtrat, kudo. Çdo moment që më vjen për të shkruar.” Aktorja ia ka dedikuar librin e saj të fundit motrës së saj, Jackie Collins, e cila vdiq pas një betëjë me kancerin në muaji shtator. Të përballesha me vdekjen e motrës sime ka qenë shumë e vështirë tha Collins, festat tona kanq qenë gjithmonë të gëzuara. “Festat ishin pjesa më e bukur e viti për të dhe fëmijët e saj. Ne kishin planifikuar të shkonim në Hawaii, të gjithë si familje, e imja dhe e saj. Por sigurisht që tani nuk do të shkojmë. Do të jemi shumë mirë edhe në Londër, të gjithë së bashku. Fëmijët do të vijnë këtu të gjithë, dhe Jacke do të jetë në mendimet dhe zemrat tona.” Ankandi me sendet personale dhe reliket e Dame Joan Collins do të mbahët me 16 dhjetor në Beverly Hills, California duke filluar nga 100-6000 dollarë.