Nertila Kapaj: Një njeri duhet të ketë qytetari, fisnikëri, dinjitet dhe të jetë i drejtë

669
Ajo është një modele e talentuar por edhe një sipërmarrëse e suksesshme. Një buzëqeshje rrezëllitëse, sy që shkëlqejnë dhe një fytyrë që transmeton vetëm mirësi. Është kënaqësi të bisedosh me një vajzë si Nertila. Një nga femrat më të bukura shqiptare, por më shumë se kaq ajo është një nga njerëzit më të mirë. 26-vjeçarja vjen për herë të parë në faqet e gazetës tonë në një intervistë ekskluzive. Lexim të këndshëm ! 
1-Nertila, na prezanto pak veten … 
Quhem Nertila dhe vij nga qyteti i Gjirokastrës. I përkas shenjës së Gaforres. Jam diplomuar për Infermieri, ndërkohë vazhdoj edhe për Drejtësi. Dikur jam marrë me kërcim ku më pas edhe me modeling. Kam bashkëpunuar me shume fotografë për kalendare dhe shërbime të ndryshme fotografike ku përmend : Ilian Stërmolli, Sonny, Marsel Rexhini etj. Kam qenë pjesëmarrëse në sfilata mode, klipe muzikore dhe filma me metrazh të shkurtër . Aktualisht drejtoj biznesin tim privat ‘Da Vinci’ 
2-A ke pasur ti një model tëndin, që i ke thënë vetes : Po, unë dua të jem si ajo…

 Mund të them se jo. Nuk kam ndonjë idhull dhe nuk do të doja të kopjoja dikë, përpiqem të jem sa më origjinale. Idhujt për mua s`kanë vend .. 
3-Sa të pëlqen fotografia ? 

Fotografia është pjesë e pandashme e jetës time. Bëj fotografi kudo që jam. Më pëlqen të fotografoj çdo çast e t’i shikoj ndonjëherë kur kam nevojë ose kur dua të rri vetëm. Janë si pjesëza të vogla të cilat të sjellin shumë kujtime.
4-Sipas teje, është më mirë të kesh apo të jesh ? 


Sipas meje është më mirë të kesh. Të kesh gjithçka që të duhet: dije, vullnet e durim. 
5-Sa kujdesesh për imazhin tënd ?

Imazhi është një pjesë e dukshme e çdo kujt dhe unë mendoj se paraqitja nuk është gjithçka por përshtypja e parë duhet të jetë gjithmonë e mirë në të gjitha aspektet. Meqë jemi tek imazhi falënderoj Sali Alushin dhe qendrën estetike ‘Mega sun’ që kujdeset për pamjen time. 
6-Çfarë është familja për ty ? 

Familja është gjëja ime më e rëndësishme, përbëhet prej babait dhe motrës. Ata janë gjithçka e imja dhe çdo hap që ndërmarr në jetën time ata janë arsyeja, mbështetja, kurajo ime. 
7-Cilat janë ushqimet që të pëlqejnë më shumë ? 

Ushqimi im i preferuar është salmoni dhe frutat e detit kryesisht.
8-Le të flasim pak për jetën tënde private Tila… Vazhdon të jesh single, apo ndonjë lidhje e re është në horizont ? 

Nuk kam kohë për dashuri, më beso !
9-Si është mashkulli që ke idealizuar dhe a mendon se mashkulli ideal në fakt nuk ekziston ? 

Nuk është se e idealizoj shumë. Bota ka miliarda meshkuj dhe mendoj se është diku rreth e përqark.
10-Shumë shprehen se gjatë verës ndodhin flirtet më të çmendura… Ti je tipi i aventurave verore, apo nuk e shfrytëzon si të tillë këtë stinë ? 
Ndodhem në valën e angazhimeve më të mëdha, pasi biznesi im më ha shumë kohë pasi më duhet të jem prezente aty. 
11-U trembesh gabimeve ? 

Natyrisht që u trembem, por punoj shumë në mënyrë që ato mos të ndodhin dhe nëse ndodhin të mos përsëriten. 
12-A është shoqëria shqiptare shoqëri maskiliste dhe pse ? 

Unë mendoj se Shqipëria më shumë bën pjesë në një shoqëri apo kulturë maskiliste, ndoshta këtë e mendoj nisur nga tradita jonë si një vend konservator, zakonet e mentaliteti dhe është pak vështirë t’i shmangesh këtij fakti. Në jetën tonë shumë norma dhe zakone kulturore të trashëguara kanë një ndikim të fortë në deformimin e realitetit social.
13-Cilat janë problemet e femrës shqiptare sot ? 

Nuk mund të flas për probleme që mund të ketë femra shqiptare, pasi mendoj se edhe në vendet më të zhvilluara në botë, femra ka probleme dhe ato ndeshen e preken kudo, por vlen për t’u nxjerrë në pah e për t’u theksuar emancipimi i femrës shqiptare gjatë këtyre viteve të demokracisë. 
14-Çfarë vlerëson tek një njeri ? 

Vetë fjala ‘njeri’ ka peshë që do të thotë, se përmbledh shumëçka. Një njeri mbi të gjitha, duhet të ketë qytetari, fisnikëri, dinjitet dhe të jetë i drejtë. Këto, për mua, janë virtytet e një njeriu, që do të jetoj me vlera. 
15-Mendimi juaj për bashkëjetesën ?

Bashkëjetesa është një garanci më shumë për një çift, gjithnjë duke marrë parasysh zhvillimin e shoqërisë, megjithëse aty ku ka dashuri ka gjithnjë jetëgjatësi në çift. 
Bisedoi : Hermes NIKA
Sigal