Ilir Jaçellari, nga piktura në kinematografi

649
Sigal

Artisti shqiptar që po debuton suksesshëm në kinematografinë italiane. Ilir Jaçellari është bërë mjaft i njohur nga rolet e shumta dhe interpretimet e tij të suksesshme në kinematografinë italiane. Edhe pse i lindur në Lushnjë ai jeton prej vitesh në Itali duke luajtur role që e kanë bërë aktorin shqiptar të shkëlqejë në skenat e Italisë. Që i vogël dallohej për pasionin e tij ndaj aktrimit. Përveç aktrimit ai flet edhe për dashurinë që ka ndaj pikturës. Bashkëpunimet me aktor të famshëm Italian e kanë pasuruar shqiptarin edhe më tepër profesionalisht dhe shpirtërisht.

Ju keni interpretuar disa role nё filma tё ndryshёm televizivё dhe kinematografikё si: “Mariano”; “Gli ultimi del paradiso”, rolin e pijanecit rumun nё “ACAB” mund tё na tregoni mё tepёr pёr vёshtirёsitё qё keni hasur? 

Unё jetoj nё Itali qё nga viti 1992 dhe ёshtё normale qё jetёs sё njё artisti tё huaj i bashkangjiten edhe problemet e sё pёrditshme. E kam filluar karrierёn time artistike qё nё fёmijёri. Pasioni im i madh ishte pёr pikturёn qё mё bёn natyrshёm tё paraqes nё telajo çdo gjё apo detaje tё sё pёrditshmes. Krahas pikturёs njё tjetёr pasion i madh ishte ai pёr skenёn dhe kinemanё. Fillova tё interpretoj role tё ndryshme, nё fillim me dublime tё vogla, mё pas me role tё ndryshme nё filma tё ndryshёm. Fakti qё unё jam shqiptar thuajse nё shumё role interpretoj tё huajin, emigrantin e shpesh edhe personazhin negativ por kjo mё ka zbavitur dhe rritur artistikisht. Aktorёt si unё nё kinematografinё italiane quhen “Caratteristi”, njё rrymё e re qё ёshtё krijuar vitet e fundit. Fakti qё kam interpretuar nё filma krahas figurave tё njohura tё kinematografisё italiane e shqiptare si: Pierfrancesco Favinon, Ninetto Davonin, Elena Sofia Ricci apo mikun dhe kolegun tim Gjergj Lalёn nё filma si “L’orizzonte degli eventi”, “La Squadra”, ”L’uomo della carità” etj mё kanё pasuruar profesionalisht. Vёshtirёsitё hasen, emocionet janё tё shumta dhe tё pranishme por pas suksesit tё punёs kёnaqёsia ёshtё e madhe. Do t’ju tregoj njё detaj: Ditё mё parё mё ndaloi policia pёr njё kontroll. Polici mё pa dhe mё tha: ”Ju jeni aktor, interpretoni pijanecin rumun?! Nё jetёn reale ju shoh ndryshe!” Buzёqeshi duke mё pёrshёndetur. Kjo mё bёn tё ndihem mirё, jo vetёm artistikisht, por edhe shpirtёrisht.

Arti rrjedh nё venat e familjes tёnde, unё di qё babai yt ishte shkrimtar mund tё na tregoni diçka mё tepёr? 

Keni tё drejtё! Nёse ka diçka artistike nё ADN-nё time e kam trashёguar nga babai im, shkrimtari Halil Jaçellari. Ndarja nga jeta e babait tim më 23 Tetor tё 2009 ishte njё humbje e madhe pёr mua. Humba jo vetёm prindin por edhe profesorin tim e mikun tim tё ngushtë. Kam fatin ta takoi kur lexoj me endje librat qё ai ka shkruar si: ”Hapat e tij”; “Mirёmëngjes njerёz”; romanin “Nesёr ёshtё e diel” apo atё qё shkroi vetёm njё javё pёrpara se tё ndahej nga jeta “Humnera e mёdyshjes” nёn kujdesin e shtёpisё botuese Onufri etj. Kohёt e fundit jam duke u pёrpjekur tё realizoj njё film me njё nga tregimet e tij. Gjithashtu, sё shpejti do tё botojmё njё pёrmbledhje me tё gjitha tregimet e tij nё Itali.

Pёrveç aktrimit ju jeni edhe piktor. Sa kohё i kushtoni realizimit tё pikturave? Keni marrё pjesё nё shumё ekspozita kёtu nё Romё me punimet e tua mund tё na tregoni ndonjё tё veçantё? 

Natyrisht, nuk e kam braktisur pasionin e fёmijёrisё; vazhdoj tё pikturoj dhe i dedikohem me shumё pasion. Roma ёshtё njё qytet i bukur dhe plot art. Mё pёlqen shumё rryma e impresionizmit por edhe ajo surreale apo abstrakte. Piktura nuk njeh kufi, siç e thashё edhe mё parё, kёrkoj tё paraqes çdo detaj tё marrё nga pёrditshmja, nga e kaluara ashtu siç e ndiej unё. Bёj pjesё nё dy shoqata: “Artisti di via Giulia” e “Artisti di Roma” ku tё pёrbashkёt kemi pasionin pёr pikturёn dhe shkёmbejmё ide tё ndryshme. Disa nga pikturat e mija ndodhen nё ambasadёn tonё nё Romё me rastin e ekspozitёs “Alb@rt” si dhe nё Kishёn e Jezusit nё Piazza Venezia qё me rastin e njё ekspozite kolektive “Ciak si mostra”.

Jeni takuar me Papa Franceskon. Çfarё emocionesh keni provuar? Si jeni ndjerë? 

Ishte rastёsi. E kam takuar nё vitin 2013. Edhe pse nuk jam katolik kam provuar emocione qё vёshtirё t’i pёrshkruaj. Njё miku im, portieri i kombëtares sё Izraelit, Dudu (David) Aoute do tё merrte pjesё nё njё Konferencё nё Vatikan, tё organizuar nga Javier Zanetti. Ishin tё ftuar artistё e lojtarё tё futbollit. Papa Francesko mё dhuroi njё palё uratё. Iu afrova dhe i thashё; – Unё jam shqiptar. Ai buzagaz mё tha: – Nga vendi i Nёnё Terezёs.

Do tё doja tё di pak pёr planet tuaja pёr tё ardhmen? 

Sapo mbarova njё film tё shkurtёr tё regjizorit francez Nour Gharbi ku protagonistёt jemi unё dhe Gjergj Lala. Mezi po pres qё tё mbarojё montimi. Njё tjetёr film me metrazh tё shkurtёr i quajtur “Canile” ku jam bashkautor nё skenar dhe njё ndёr aktorёt ku interpreton edhe kolegu e miku im, Kastriot Shehi dhe kolegёt e mirёnjohur tё kinematografisё italiane si: Imma Piro, Luigi Ratti, Matteo Belli etj, ku u vlerёsua me çmimin e kritikёs dhe tё publikut nё konkursin e Ortixhias nё Siçili e qё do tё marrё pjesё nё shtator nё njё tjetёr konkurs nё Mitrovicё, nё Kosovё. Momentalisht jam duke pritur disa dublime tek “Pumai”, njё ndёr shtёpitё mё tё mira tё dublimit nё Itali.