Mirela Kanini sjell romanin “Klienti” një tragjedi ngjethëse e një shqiptareje në Amerikë

438

Nga Bejdo Malo

Të gjithë kemi nga një djall që na përgjon pas veshit. Ai mundohet të na vjedhë jetën, dhe në emër të një dashurie shtazore kthehet në tragjedinë e jetës some. Këtë djall duket se ka zbuluar autorja në romanin Klienti. Një tillull që rrjedh natyrshëm si ata klientët që mbushin një kafene sapo hap derën në mëngjes. Me një elegancë dhe finesë autorja tërë arenën e një tragjedie njerëzore e vendos në zemër të Çikagos. Një emigrante me të gjitha hiret më të bukura femërore falë një rastësie bëhet shkaku pasoja dhe tragjedia e shkatërrimit të gjashtë jetëve njerëzore.

Ajo bukuria e frikshme femërore kthehet në një tragjedi që lind si mëshirë, rritet si adhurim dhe përfundon në tmerr. Një serial vrasjesh që do ta kishin zili të gjithë vrasësit e dënuar me burgim të përjetshëm pa apelim. Një amerikan me një fëmijëri mizerabël për shkak të familjes së tij të shkatërruar me emrin Piter. Pas një njeriu me sy magjikë dhe balerin i klasit të parë fshihet një përbindësh. Sindromë e fëmijërisë së tij të tmerrshme të abuzuar nga nëna, motra babai për 16 vjet heq të zitë e ullirirt. Shkon në ferr dhe në purgator. Dhe pas një tmerri pa fund gjen një shteg dhe arratiset nga jeta e tij që i ngjan një kafshe që ka rënë në fund të greminës i shtyrë nga fari tragjik.

Ky i arratisur që mban me vete një personalitet të trefishtë fillon një jetë të re duke mos e kthyer kokën mbrapa në atë llum që ishte zhytur familja e tij. Me penelata të një mjeshtreje të madhe autorja e ka dhënë këtë tablo shumë reale. Çdo personaliteti brenda personalitetit të Piterit i ka shkuar deri në fund. E ka dhënë ashtu siç është në pamje me fytyrën e engjëllit në thelb në atë të djallit që është i mbushur me hakmarrje. Por natyra njerëzore është shumë e komplikuar ai arrin që të zgjojë atë pakë personalitet engjëlli që i ka mbetur së jashtmi. Nën lëkurë gurëzat e djallit ziejnë. Ai bëhet klient i një kafeneje ku një shqiptare me dy prindërit e saj ka ndërtuar ëndërrat e jetës por dhe të prindërve. Po tërë mundi sakrifica ëndërrat mund të shkërmoqen sa hap e mbyll sytë falë djallit që na ka ndjekur pas që ne e ngatërrojmë me mikun me fytyrë engjëlli që kemi kërkuar tërë jetën të lehtësohemi kur jeta na zë për gryke. Ky lloj iluzioni na bën varrin na gropos. Një engjëll përroipsikik bëhet klient. Eh ky klient sa tragjedi sa kriminalizim mban brenda në shpirt. Ai e përgatit me mjeshtëri tërë tragjedinë në emër të dashurisë hyjnore që vetëm ai kujton se di ta prodhojë. Piteri thur gjithçka si makiavelist. Rrjeta e tij e merimangës është vdekjeprurëse kobzeze.

Autorja do ta quajë roman policor por çfarë nuk gjen brenda tij. Mbi 100 zhanre dhe po kaq dimesione. Klienti djall i vihet me qiri në dorë jetës së emigrantes. E dashuron deri në amshim duke i shkaktuar tragjedi të paimagjinueshme. Ai i vihet këmba këmbës jetës së saj. I vjedh jetën, ditën, dashurinë, lumturinë dhe ja shkatërron atë. I vjedh një ditar, dhe zbulon jetën e saj. Ai si një makiavelist thur planin e tij për të kuruar sëmundjen e tij. Në thelb ai s’është i dashuruar ai është sëmurë. Në ditar gjen dashurinë e saj të parë por të dështuar ashtu siç janë ato dashuritë në tokën e bekuar me njerëz që e njohin natyrën femërore sa brenda subkoshiencës së tyre fut subkoshiencën e tij. Deri atje sa Ana emigrantja shqiptare s’është më vetvetja por është një robinjë sonambul që duke kujtuar se plumbi del me plumb braktisjen nga i dashuri kërkon ta zgjidhë me një engjëll të ri dashurie. Çuditërisht e gjen por nuk kompesohet plotësisht.

Ajo është si ai lisi në majë të malit që ka gjeroerin brenda e godet rrufeja e çan në mes por gjarpërins ngordh. Kjo bashkëjetesë e lisit të çarë në mes nga dy dashuri e bën atë të verbohet nga një ndjesi e tretë që s’di çfarë ta quajë dashuri, dhimbshuri apo shpirt. Gjithsesi ajo e rrit vetë këtë përbindësh me mirësinë e saj të sinqertë. Kur kujton se jeta e saj është në binarët e duhur ,kur kujton se i ka ndërtuar të gjitha lumturitë zgjohet djalli. Duke mos e realizuar dot dashurinë e tij me Anën ai masakron ish të dashurin e saj Martin, famijen e saj të dashurin e saj aktual Kristin, dhe kërkon të shkatërrojë gjithçka. Ai shfaqet pas këtij skenari makabër dhe si jetëmarrësi i Anës. Ai i del para me armën e krimit në dorë, e merr si shpërblim atë fund që lexuesi do ta gjykojë vetë. Një zinxhir ngjarjesh të një familje shqitare në Çikago. Një ndërthurje e jetës, sakrificës, emigracionit, dashurisë, urrretjes, krimit makabër, policisë dhe drejtësisë amerikane. Ana vajza me origjinë shqiptare kthehet në vrasëse e vetëmbrojtjes së saj. Ai arrin ti japë një gjysëm dënim djallit të saj. Po përsëri ai është i vogël me atë tmerr që i ka shkaktuar. Ajo se mund dot fatin e saj. Përkundrazi i nënshtrohet por jo pa rrugë dalje. Gjërat në finale marrin një zgjidhje. Jo perfekte por zgjidhje nga ato realet nga ato njerëzoret. Të gjitha këto i gjeni me detaje dhe në pakë faqe të ethshme që Mirela Kanini ja ka dalë të japë frikshmërisht bukur në romanin “Klienti”.