Sigal

Gazetarja dhe pedagogia e universitetit znj. Valja Kaimaki, këshilltare e posacme në Ministrinë e Politikës Dixhitale  ishte folësja kryesore në forumin që u mbajt , me mbështetjen e Ambasadës Greke në Shqipëri, në kuadër të festivalit të 13-të IHRFFA, të martën më 18 shtator 2018, në orën 11.00, në Europa House. Tema e forumit ishte: “Web portals entrance and/or exit of truth”.

Znj. Kaimaki iu referua  përfundimit të procedurave për akordimin e licencave  televizive në Greqi, ngritjes në vend të  institucioneve që kanë si synim transparencën dhe mbrojtjen e të drejtave të autorit në kuadër të portaleve on-line të lajmeve, sic është Regjistri Online Media edhe  Sherbimi i Regjistrimit të Plagjaturës në Internet, duke theksuar se shoqeria është forca më e madhe.

Znj. Kaimaki vuri në dukje , ndër të tjera, rëndësinë e informimit pluralist dhe alternativ por edhe të edukimit të qytetarëve për të fituar aftësinë e vlerësimit dhe interpretimit kritik të informimit.  Nëse duam të përkufizojmë “fake news” – të cilat përbejnë temën e festivalit të këtij viti IHRFFA-  duhet të mendojmë se, nënvizoi znj. Kaimaki, “Lajmi që përhap frikë ose kultivon urrejtjen duhet të kontrollohet për mundësinë e të qenit i rremë” .