Sigal

Meghan Markle ka veshur edhe një herë fustanin e ceremonisë martesore të cilën e kish veshur edhe rreth katër muaj më parë.

E gjitha lidhet me një dokumentar televiziv me dy pjesë me titullin  Queen of the World, që merr përsipër të evokojë rolin e Mbretëreshës në krye të Commonwealth-it.

Në këtë dokumentar, dukesha e re do të shfaqet ndërsa vështron fustanin dhe velon e tij që bëri aq shumë bujë, ndërsa të vetmet fjalë të saj do të jenë  “53 vende, o zot i madh, sa shumë…”.

Siç dihet, Commonwelth-i është një organizatë ndërqeveritare që përfshin në gjirin e saj 53 shtete, një pjesë e tyre territore dhe ish territore të Mbretërisë së Bashkuar.