Dukesha Meghan Markle mendon të punësojë një dado mashkull nga Amerika

456
Sigal

Shtatzënia e dukeshës së Sussex, Meghan Markle vijon të jetë në vëmendjen mediatike, pasi thuajse çdo ditë publikohen detaje të reja.

Këtë herë sipas “The Mirror” mësohet se dukesha nuk dëshiron të ketë një dado nga Britania për fëmijën e saj, por po mendon që të jetë nga SHBA.

Duket se rrënjët amerikane të Meghan vijojnë të jenë të forta edhe në këtë pikë. Madje mësohet se Meghan dhe Harry janë duke menduar që të marrin një dado mashkull për fëmijën e tyre që pritet të vijë në jetë së shpejti.

Markle ka kontaktuar një agjenci amerikane për diçka të tillë  dhe është në pritje të kandidatëve të cilët do t’i intervistojë në shtëpinë e re në ‘Frogmore Cottage’.

Mendohet se paga e dados do të arrijë në 70,000 paund në vit, por do të shihet edhe eksperienca që do të ketë.

Sipas një burimi pranë çiftit, Meghan e ka shumë të qartë se si dëshiron që të rritet fëmija i saj. Ndërkohë ndryshe nga Meghan dhe Harry, William dhe Kate kanë punësuar pikërisht një dado nga Britania për të vegjëlit e tyre.

Ndërkohë dukesha Meghan vijon të thyejë protokollin mbretëror, pasi nuk do ta sjellë në jetë bebin në  ‘Lindo Wing’ dhe gjithashtu nuk do t’a ekspozojë me foto ardhjen e tij apo të saj në jetë siç ka ndodhur me fëmijët e Kate Middleton dhe Princit William.