Sigal

arina Vjollca dhe Getoar Selimi u martuan vitin e kaluar në një dasmë madhështore. Më të lumtur se kurrë, atë ditë dashuria ju dallohej në çdo shikim dhe lëvizje. Pushimet së bashku, fotot shkëputur nga destinacione mahnitëse asnjëherë nuk kanë munguar. Por jo të gjithëve ju ka rënë në sy një detaj që gjithmonë e më tepër e shohim ta bëjë të vetin moderatorja e njohur. Bëhet fjalë për syzet.

Fotot në llogarinë personale në ‘instagram’ të Marinës janë të tejmbushura me syzet si aksesor perfekt të çdo veshjeje.

I njëjti detaj është padyshim dallues i bashkëshortit të saj, i cili në çdo moment të ditës, ose kur jep koncerte mban syze. Epo nuk thonë kot burrë e grua, mish e thua!