Basha: Nuk do të ketë agjedhje vendore në 30 qershor

534
Sigal

Lulzim Basha: Vendimi Parlamentit të Holandës, është akt mosbesimi ndaj qeverisë së Ramës

Zgjedhje në 30 qershor nuk do të ketë! Data do të shtyhet

Kryetari i PD-së Lulzim Basha u shpreh mbrëmë se nuk do të ketë zgjedhje vendore në 30 qershor. Basha sërish deklaroi se zgjidhja e krizës politike është largimi i kryeministrit Rama dhe vendimi i parlamentit të Holandës që kërkon rikthimin e vizave për Shqipërinë shpreh mosbesimin ndaj qeverisë së Ramës.

Basha: Ja 3 domethëniet e mocionit të parlamentit holandez për Shqipërisë

Ajo që ka ndodhur në parlamentin e Holandës për rivendosjen e vizave për shqiptarët ka 3 domethënie.

E para, ky nuk është një akt racizmi ndaj popullit shqiptar.

Së dyti, ky është një akt i pastër mosbesimi ndaj qeverisë aktuale. Për çfarë arsyeje? Sepse prej më shumë se 3 vitesh, policia holandeze dhe autoritetet e drejtësisë dhe ligjit në Holandë kanë konstatuar, jo thjesht një rritje të numrit të krimeve të kryera nga rrjetet kriminale me bazë në Shqipëri, por rritje të influencës së tyre financiare dhe organizative.

Së treti, me paratë e drogës, edhe nga Amerika Latine, këto banda janë bërë kaq të fuqishme saqë po të lexosh raportet e autoriteteve holandeze, kupton se tani kanë filluar të paraqesin një rrezik të madh edhe për pastrimin e parave.

Basha: Zgjedhje lokale, më 30 qershor nuk ka për të pasur

Pa u ndëshkuar krimi elektoral; duke filluar me krimin elektoral të pushtetit vendor me Dibrën e 2016-s, pa u ndëshkuar përgjegjësit për krimet elektorale, as që mund të mendohet të garantohet një proces zgjedhor. Derisa nuk garantohet një proces zgjedhor, si mund të ketë zgjedhje falso. Zgjedhje falso nuk do të ketë.

Zgjidhja: Largimi i Ramës

Ne jemi sot në një pikë përplasjeje pa kthim dhe kjo përplasje do të marrë përmasa parapolitike, në qoftë se nuk zgjidhet me të vetmen rrugë që parashtruar opozita. Cila është rruga? Largimi i menjëhershëm i njeriut që e ka sjellë vendin në këtë pikë, në pikën që po kthen vizat për shqiptarët.

Ne duam zgjedhje me të njëjtat standarde që kanë dhe gëzojnë qytetarët

Ne, opozita dhe qytetarët që duan t’i japin fund tranzicionit, kemi marrë një vendim: Zgjedhje falso nuk ka më. Ne duam zgjedhje me të njëjtat standarde që kanë dhe gëzojnë qytetarët në vendet demokratike. Me të njëjtat standarde që gëzojnë qytetarët e vendeve të këtyre diplomatëve që vijnë e flasin këtu. Shqipëria do të shkojë në Evropë dhe nuk shkon në Evropë, pa pasur zgjedhje me standarde europiane. Çfarë kërkojmë ne?! Zgjedhje me standarde evropiane.