Zbulohet identiteti i të riut që vrau veten brenda terminalit të Rinasit

502
Një emigrant shqiptar vrau veten ditën e sotme në Aeroportin e Rinasit, teksa ka hipur në një lartësi të konsiderueshme dhe është hedhur që andej. Policia nga hetimet bën me dije se viktima është J. Kapllani, 35 vjeç. Veprimi i tij ka ngjallur edhe panik mes udhëtarëve. Shqiptari është 35­vjeçar dhe banonte në Mynih të Gjermanisë. Ai sapo kishte mbërritur nga Gjermania me avion dhe ka kryer aktin e vetëvrasjes. Shqiptari. Policia pohon se ka dyshime të forta se ai vuante nga depresioni dhe kjo mund ta ketë shtyrë në aktin ekstrem. Një dëshmitar në vendngjarje tha se Kapllani, para se të hidhej nga kati i dytë i terminalit thirri: “Jam Spiderman”, personazh i filmave për fëmijë.
Sigal