‘’Babi vazhdo të më godasësh”, fjalët e fundit të Anxhelinës. Telefonata që i hodhi ‘benzinë zjarrit’

502
Sigal

Më shumë sesa tronditëse qenë fjalët e fundit  të Anxhelina Petros, teksa po jepte frymën e fundit në duart e të atit. “Babi, po largohem. Të dua shumë, vazhdo të më godasësh!” Këtë rrëfim e ka bërë vetë vrasësi, babai i saj, në dëshminë e tij në Korfuz, njoftojnë mediat greke.

Teksa tregoi arsyen pse e vrau, se nuk ishte dakord për marrëdhënien e saj me djalin afgan, Aleko Petro, i njohur si Bardhyl Guri në Berat, zbuloi edhe fjalët e fundit, që i tha Anxhelina, ndërkohë që po vdiste nga goditjet e tij me shufër:  “Babi, po largohem, të dua shumë, vazhdo të më godasësh”…

Por, çfarë e provokoi atë ditë të Vitit të Ri, debatin e ashpër babë e bijë? Ndërsa ata të dy po hanin sëbashku në shtëpi, një telefonatë nga i dashuri afgan thuhet se ishte shkëndija që ndezi përleshjen fatale vdekjeprurëse midis të dyve. Mësohet se i dashuri afgan ka dëgjuar një pjesë të konfliktit mes të atit dhe të bijës. Vajza ishte hedhur nga dritarja dhe kishte tentuar që të bridhte me vrap në mënyrë që të shpëtonte prej të atit.

Babai vrasës, pas arrestimit, u mbrojt duke thënë se kurrë nuk kishte ngritur dorë mbi vajzën e tij në të kaluarën dhe se telefonata nga i dashuri afgan ditën e Vitit të Ri ishte arsyeja pse e humbi kontrollin.