Vrasje në Kurbin, pas sherrit vjehrri vret nusen e djalit me levë

53
Një krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Zheje të Kurbinit, ku vjehrri ka vrarë me mjete të forta nusen e djalit të tij.
Viktima është 41 vjeçarja, Vera Tota. Ajo është gjetur e vdekur në banesë.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore ku kanë konstatuar se shtetasja V.T është goditur fizikisht me mjete të forta (levë), ku si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se autor i dyshuar është vjehrri i saj, Noc Tota, 75 vjeç, banues në Zhejë-Kurbin.
Ky i fundit është larguar nga banesa pas ngjarjes por falë veprimeve të shpejta policore u bë e mundur kapja dhe shoqërimi i tij.
Nga hetimet paraprake të policisë, krimi dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti mes autorit të dyshuar dhe viktimës pas një konflikti për motive të dobëta.
Grupi hetimor në vendngjarje po vazhdon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.