Shkatërrohen dy grupe narkotrafikantësh në Katania, 27 të arrestuar

106

Policia e Katanias ka ekzekutuar në orët e para të mëngjesit të sotëm një mega-operacion të koduar “Udhëkryqi” i cili ka çuar në shkatërrimin e dy grupeve narkotrafikatësh.

Me urdhër të Prokurorisë së Katanias dhe Antimafias italiane janë vënë nën pranga 27 persona të akuzuar për trafik kokaine e marijuane si dhe pjesëmarrje në aktivitet kriminal.

Dy grupet kriminale e kishin bazën në lagjen ‘San Cristoforo’ të Katanias dhe kryenin aktivitetin e tyre kriminal në paqe me njëri-tjetrin.

Operacioni i koduar “Udhëkryqi” çoi në kontrollin e rreth 50 banesave me pjesëmarrjen e rreth 200 trupave policorë dhe të repartit ajror të policisë italiane.

Gjatë ditës në një konferencë për mediat, policia e Katanias do të zbardhë detajet e këtij operacioni.