Angli-Belgjikë, supersfida për kreun e grupit G. Përcaktohen 2 çiftet e fundit të fazës së 1/8-ave

573
Sigal

Sot do të përcaktohen edhe 2 çiftet e fundit të fazës së 1/8-ave të Botërorit, me Anglinë dhe Belgjikën, që do të përballen në një supersfidë për të përcaktuar kryesuesen e grupit G.

Në Grupin G është një situatë e pazakontë, sepse Anglia është në vendin e parë vetëm falë kriterit të fair play-t. Edhe Belgjika ka 6 pikë dhe golaverazhi është i njëjtë 8-2, por “Djajtë e Kuq” janë ndëshkuar me një karton të verdhë më shumë. Sfida mes tyre, që do të zhvillohet në orën 20:00, do të përcaktojë ekipin kryesues, që do të përballet me skuadrën e dytë të Grupit H.

Sa i përket ndeshjes tjetër Panama-Tunizi, ajo do të luhet vetëm për krenari, pra për të shmangur vendin e fundit. Afrikano-veriorët janë të tretët vetëm falë golaverazhit më të mirë, që do të thotë se edhe me një barazim e ruajnë pozicionin e tyre.