Policia e Vlorës zbulon bandën e hajdutëve fëmijë. Realizuan 7 vjedhje në pak ditë

139
Policia e Vlorës ka mundur të zbulojë një bandë hadutësh që përbëhet nga fëmijë. Më i madhi në moshë 12 vjec, më i vogli rezulton 10. Pas denoncimeve të njëpasnjëshme në lokale, fast¬food e ambiente të tjera, policia arriti të pikasë se autorë janë tre të mitur. Më i madhi i grupit është 12 vjeç, me inicialet Xh.H., i dyti 11 vjeç me inicialet R.L. dhe i treti, më i vogli, është 10 vjeç, me inicialet I.T. Policia ka bërë të mundur zbulimin dhe dokumentimin e plotë të 7 veprave penale të vjedhjes, si dhe identifikimin e tre personave të mitur, si autorë kryesorë, të cilët kanë kryer këto vepra penale në bashkëpunim me njëri¬-tjetrin. Të tre djemtë janë nga qyteti i Vlorës, shokë mes tyre. Vjedhjet mësohet se kanë ndodhur gjatë dy muajve të fundit. Konkretisht ata kanë hyrë në ambientet të cilat i kishin pikasur më parë, duke marrë para, ushqime dhe materiale të ndryshme.

Ngjarja e parë ka ndodhur më 24 nëntor, kur në lagjen “Pavarësia” është vjedhur një fast-food me emrin “Sky 3” në pronësi të shtetasit D.H. Aty u vodhën disa vegla pune, si dhe 20.000 lekë. Më pas dy ngjarje të tjera u shënuan më 3 dhjetor, po në këtë lagje, ku nga piceri “Hera” u vodhën 10 mijë lekë dhe dy celularë, ndërsa në një tabakino ata kanë thyer derën, pa mundur të hyjnë brenda. Më 24 dhjetor janë vjedhur në restorantin me emrin “Adriatik”, në pronësi të shtetasit F.P, 60 mijë lekë. Në ditën e parë të këtij viti, në një bar në lagjen “29 Nëntori” u vodhën 7 mijë lekë dhe po në atë lagje, është hyrë në kopshtin numër 10, duke marrë disa produkte ushqimore, shkruajnë mediat.

Më datë 5 janar ka qenë ngjarja e fundit, kur në lagjen “Lef Sallata” është vjedhur një punishte alumi¬ni, në pronësi të shtetasit Sh.Ç, ku janë marrë (vjedhur) 1.500 lekë. Materialet i kaluan Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme për këta të mitur. Për shkak të moshës, ata nuk mund të arrestohen, por hetimi ka nisur për të verifikuar nëse organizohen nga persona të rritur.