Ja disa mënyra për të shmangur stresin e punës

523
Një punë e fortë dhe përkushtimi janë përbërësit kryesorë për sukses. Stresi kronik, lodhja dhe depresioni në fakt nuk janë. Ketu do të gjeni 5 mënyrat se si të shmangni mbi-ngarkesën mendore që rezulton nga puna:
Bëni diçka që e ‘dashuroni’
Bëni diçka që ju jep gëzim. Bëni diçka për hir të kënaqësisë.
Kjo është mënyra e përsosur për të cliruar stresin dhe të nxisë motivimin tuaj.
Merrni disa ditë pushim
Merrni disa ditë leje për të shkuar me pushime për tu relaksuar. Nuk ka rëndësi se ku shkoni; vetëm sigurohuni që ta lini punën pas ndërsa jeni me pushime.
Mjaft kontrolluan email tuaj dhe ‘stakohuni’ plotësisht nga puna.
‘Hapuni’
Kjo ndihmon të diskutoni shqetësimet tuaja dhe të ‘shfryni’ ankthin dhe emocionet negative. Ju mund ti drejtoheni një miku pranë jush t’ju ndihmojë të procesoni përvojat tuaja pasi ata ju nhohin më mirë. Nëse ndjeni se nuk mund tëhapeni krejtësisht me miqtë tuaj drejtohuni një terapisti professional. Nuk ken ipse e përballoni gjithcka vetëm.
Shpërbleni veten gjatë periudhave të vështira
Shpërblimi nuk është e thënë të jetë i shtrenjtë. Ai mund të jetë aq i thjeshtë sa të shkoni të konsumoni ushqimin tuaj të preferuar gjatë pushimit të drekës. Trajtimi i mirë për veten tuaj është një mënyrë e thjeshtë por efektive për të kujtuar se nuk jeni thjesht ‘një kafshë pune’.
Mësoni se kur duhet të ‘reduktoni humbjet tuaja’
Ndonjëherë, nuk ka mënyrë tjetër për përballë një ngarkese të tmerrshme se zgjedhja për tu larguar nga puna.
Largohuni nëse-dhe vetëm nëse- keni bërë gjithçka që është e mundur për të gjetur dhe eliminuar burimin e stresit në punë. Nëse jeni përpjekur dhe problemi është ende aty, konsideroni largimin.
Sigal