Plagosje me thikë në Tiranë, policia arreston autorin 37-vjeçar

415
Sigal

Një 37 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranë pasi akuzohet se ka plagosur me thikë një bashkëmoshatarin e tij.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ali Baushi”, pasi një konflikti për motive të dobëta.

Njoftimi i policisë:

Plagos me mjet prerës një shtetas pas një konflikti për motive të dobëta, arrestohet në flagrancë nga Policia.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr. 4, arrestuan në flagrancë shtetasin:

– O. H., 37 vjeç, banues në Tiranë.

Në rrugën “Ali Baushi” pas një konflikti për motive të dobëta ky shtetas ka goditur me mjet prerës në trup shtetasin S. K., 37 vjeç i cili ndodhet në spital nën kujdesin mjekësor.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” në ngarkim të shtetasit O. H.