Kapet shqiptari në Greqi, shiste lëndëve narkotike në ishullin helen

108
Sigal

Një 30-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke, pasi akuzohet për trafikim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Siç raporton Rodiaki.gr, shqiptari është kapur duke shpërndarë kokainë në ishullin e Ko në Greqi.

Policia greke ra në gjurmët e shqiptarit, pasi kohët e fundit lëvizjet e tij kishin ngritur dyshime te policia, e cila për pasojë nisi të ndiqte hapat e tij.

Si rrjedhoje shqiptari “ra në kurthin” e policisë pasditen e djeshme kur policia e kapi pat duke shitur kokainë në ishull.

Gjatë kontrollit policia i sekuestroi shqiptarit:

• Kokainë me peshë 20.5 gram
• Kanabis i papërpunuar 186.7 gram
• Peshore precize
• 3 grirëse kanabisi
• Shuma e parave prej 1865 euro
• Motoçikleta me dy rrota që ka përdorur
• Celular

Ndaj 30-vjeçarit shqiptar është ngritur një kallëzim penal për trafik droge dhe me të është dërguar në Prokurorinë e Qarkut në Kos ku edhe është proceduar penalisht.

Hetimi i rastit është pjesë e veprimeve të posaçme operative të Shërbimeve Policore të Egjeut Jugor për luftimin e përhapjes së drogës.