Kapshticë, sekuestrohet kanabis në një kamion

408
Sekuestrohen rreth 200 kg marjuanë në doganën e Kapshticës. Burime nga policia bënë të ditur se lënda e dyshuar narkotike u zbulua në një kamion, ndërsa ajo ishte e ndarë në 50 pako të mbështjella me natriban. Policia bëri të ditur se ka arrestuar drejtuesin e mjetit, i identifikuar si Edmond Selimi, 46 vjec.
“Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit të ushtruar, nga Policia Kufitare, në vijën e dytë, (në dalje të Republikës së Shqipërisë), mjetit të tij tip Kamion, me ngjyrë të bardhë, me targa AA 839 HZ, iu gjetën të fshehura dhe sekuestruan me cilësinë e provës 50 pako me lëndë të dyshuar si narkotike mariuanë , të mbështjella me natriban të zi, me një peshë totale prej 200 kg. Secila nga pakot kishte një peshë prej 4 – 4.5 kg”, njofton policia.
Dyshohet se destinacion i marijuanës ishte shtetit grek. Hetimet e mëtejshme i kanë kaluar prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë në akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës.
Sigal