Kukës/ Sekuestrohen 47 doza kokainë, arrestohet 19-vjeçari

447
Policia e Kukësit ka sekuestruar 47 doza kokaine, dhe ka vënë në pranga një 19-vjeçar. Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se në sajë të operacionit të koduar “Lancia-1”, është arrestuar Kaludio Barxhani, nga Tirana. Gjatë kontrollit të Barxhanit në automjetin e tij tip “Fiat Lancia”, në pikën e kalimit kufitar të Morinës, me targë, AA 655 AY, u gjetën 47 doza kokainë si dhe një krehër me 7 fishekë pistolete të kalibrit 9 mm. Mbi Barxhanin rëdon akuza e trafikimit të narkotikëve dhe trafikimit të armëve.
Sigal