Përplasi ‘Benzi’-in, lëndoi dy persona dhe u arratis, policia në kërkim të drejtuesit të ‘Fiat’-it

66
Sigal

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në në rrugën Vlorë-Kuç, ku  një automjet tip “Benz”është përplasur me një automjet tip “Fiat”.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi dhe pasagjeri i “Benzit” po marrin kujdesin shëndetësor.

Ndërkohë drejtuesi i “Fiat”-it është larguar nga vendngjarja dhe policia njofton se po punohet për kapjen e tij.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 16:00, në rrugën Vlorë-Kuç, në fshatin Gjorm, një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin M. M., është përplasur me një automjet tip “Fiat” me drejtues shtetasin A. Ç. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi M. M dhe pasagjeri shtetasi K. M., i automjetit Benz, të cilët ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për kapjen e shtetasit A. Ç, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes si dhe për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.