Po bënte video duke ngarë makinën, Elvana Gjata i shpëton për pak aksidentit

    94

    Këngëtarja e njohur Elvana Gjata ditën e sotme, ka publikuar një video në “Instagram”, ku tregon se së shpejti do të mbajë një koncert në Prishtinë.

    Por ajo që tërheq vëmendjen është se Elvana po e regjistron videon, që u ka drejtuar fansave të saj në Prishtinë, në momentin që është duke ngarë makinën.

    Në një fragment kur ajo lëshon timonin dhe dërgon puthje me të dyja duart, siç shihet edhe nga imazhet e publikuara, këngëtarja për pak sa nuk humbet kontrollin e automjetit.

    Megjithëse Elvana tregohet e shkathët duke vendosur duart në timon dhe marrë menjëherë kontrollin e makinës së saj, duke i shpëtuar mrekullisht një aksidenti.