Sigal

Pamela Anderson dhe i dashuri i saj futbollist Adil Rami do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë. Adil ka qenë në Botërorin Rusi 2018 duke luajtur me ekipin francez dhe aktorja 51-vjeçare e ka mbështetur në çdo ndeshje. Ajo që ka rënë në sy te aktorja ishte një unazë Cartier Panther me diamante. Një burim i afërt i tyre ka thënë se unazën ia ka dhuruar sportisti.

Rami dhe Anderson u takuan në Maj të 2017 në Monako. Ata kanë një diferencë moshe prej 18 vitesh, por ky detaj nuk i ka penguar ata të jenë marrëzisht të dashururar me njëri-tjetrin.

NOA

Edhe pse me disa martesa të dështuara, ku nga e para ka dhe dy djem, ikona e Baywatch gjithmonë e ka shprehur dëshirën për të qënë e martuar, edhe pse është e vetëdijshme që e ka kaluar kufirin.

Të shpresojmë që Anderson ta këtë gjetur tek Adil mashkullin që kërkon, për të mos i shtuar vetes edhe një tjetër divorc.