Flakën mos ja vur,
Vetes, o njeri,
Se nuk është e ndjeshme,
Hiç kjo qeveri!
Veten mos e digj,
E ke fare kot,
Veç familjes tënde,
Njeri nuk derdh lot!
Këtu monumentin,
Ka indiferentizmi,
Është vrarë e varrosur,
Krejt idealizmi!
Hiç për fatin tënd,
Njeriut s’i plas,
Ndaj kot që të bëhesh,
Ti sot kamikaz!
Sala do të bëjë,
Ato që ka bërë,
Dhe sikur të digjet,
Shqipëri e tërë!
Që të djegësh veten,
Nuk është trimëri,
Dhe s’e mallëngjen,
Dot shokun Sali!
Dhe së fundi fare,
Një këshillë kam,
O mos u digj hiç,
O digju tamam!
Siç u dogj Janoshi,
Biri i Çekisë,
Kur atë e shtypi,
Thundra e Rusisë!
Ka ende shumë fakte,
Për vdekjen e zezë,
Vetveten kanë djegur,
Dhe pesë irlandezë!
Ti veten e djeg,
O njeri mavria,
Që kokën të kthejë,
Nga ty qeveria!
Më kot o fatkeq,
Mendja të gënjen,
Se kjo qeveri,
Kokën kurrë s’e kthen!
Dhe pak e vjen dita,
Sërish do votoni,
Këto ditë të rënda,
Kurrë mos i harroni!