Me interes të veçantë pritet koncerti i këngëtarit të njohur grek, Jorgos Dalaras, me orkestrën e tij, për hërë të parë në Tiranë.
Koncerti që organizohet me mbështetjen e Ambasadës Greke në Shqipëri dhe të Bashkisë së Tiranës, do të zhvillohet në Amfiteatrin e Liqenit të Tiranës,
më datën 26 qershor 2019, në orën 21.00, ndërsa hyrja për publikun që është pajisur me bileta, do të fillojë në orën 20.00.



















