Haberet e Mitro ÇELËS/ Një nuse… para ezmerkës

799
Sigal

Në vitin 1981 isha ende beqar. Kisha mbushur 33 vjeç dhe isha bërë problem në familje, në punë, në shoqëri. Kur isha me shokë, shumica të martuar dhe me fëmijë, më ngacmonin duke më treguar barcaletën e xhuxhit. Takojë xhuxhi një çupkë. I kërkoi ndihmë xhuxhi, për të bërë çiçin. Kur ja nxori “mikun” nga breçkat, çupka zgurdulloi sytë, sikur t’i kishte dalë qoftëlargu përpara. Normale. As në ëndërr nuk kishte parë “mall të tillë”?! Kur ja preku me dorë “mikun”, I kaluan mornica nëpër trup.
-Xhan i tetës! Sa vjeç je?”
-Tle te tle,- belbëzoi xhuxhi!?
Por më të vështirë e kisha në punë. Një ditë më ftoi për kafe shefi I ekonomisë, në gazetën “ZP” ku punoja. Duke pirë kafen, shefi nisi bisedën, ashtu larg e larg:
-Sa pranvera mbushe Mitro xhani?
-Tridhjetë e tre!
-Si historia e xhuxhit!… Po pse nuk çiftose, apo të pëlqen të bredhësh lule më lule… Dëgjo një këshillë si mik: ky vit duhet të të gjejë të çiftosur! E kemi diskutuar beqërllëkun tënd të lashtë edhe në parti. Shokët janë të shqetësuar. Bile njeri pyeti:” I ngre “kandari” Mitros?!
U nisa për në shtëpi. Rrugës takova Namik Doklen. Në atë kohë punonte tek gazeta “Puna”. I tregova hallin. Më thotë Namiku:
– Kam një komshie. Ka një çupë për pjano. Çupa të ka parë, kur kalon poshtë ballkonit të shtëpisë, dhe ka rënë në sevda me ty. Bile thotë:”O martohem me Mitro Çelën, o rashë e vdiqa?!” Duhet të shpëtojmë një jetë! … Nesër është e diel. A nuk vjen tek ne për drekë?
Pasi hëngrëm drekë, shkuam për vizitë tek komshija. Derën na e hapi kandidatja për vjerrë. Zot o Theo! Një grua e gjatë. Bionde me lesh të verdha natyrale. Ende nuk ishte futur moda e lyerjes së flokëve. Sy bojë qielli. Më përqafoi. Unë përfitova nga rasti dhe i zgjata buzët në sinorët e buzëve të biondinës. Ajo më shtërgoi si dhëndërr. Pa shenjtazi. Mua sikur më zuri tartakuti, kur preka një gjoks të fortë. Natyral. Pa korse. Në atë mot unë i urreja korsetë e çupave: Më dukeshin si burra me maska!
Biseda kodra pas bregut. Më në fund në prag të derës, me tabaka në dorë u duk vajza. I dridheshin duart nga emocioni. Ruana Zot! E shkurtër. Gjoks – drasë…Këmbë –thatë.
-Si të duket vajza,- pyeti Namiku!
-Vajza nuk ka të sharë. Por unë e kam një problem. Nuk kam pjano në shtëpi?!
-Pjanon vajzës ja kemi taksur në pajë,- foli mamaja e çupës.
– Problemi është se në pallatin ku unë banoj, shkallët janë shumë të ngushta. Nuk kemi nga e futim pjanon!
Ironia ime qëlloi në “shënjë”. Kur po pinim kafenë, nga dhoma u dëgjua një ngashërimë…
Po më tej si vajti historia?… Në shteg doli Ezmerka dhe po plakemi dhe trashëgohemi…

Haberet e  Mitro  Çelës

O XHAJË! E KA HAK NJË DAJAK !

Më shumë për të vrarë kohën, çdo ditë bëj nga një xhiro brigjeve të Liqenit Artificial. Dje në rreth orës 17 e mbarova detyrën. Poshtë pallatit, dy djem po mundoheshin të riparonin një motor. Ndalova hapin. Vështrova djemtë. Duke punuar me duar, nuk po u ecte. Me shumë takt u them:
-Unë banoj në këtë pallat. Tu sjell një pincë dhe ndonjë çelës?
Djemtë as denjuan të ngrejnë kokën. Unë vazhdova avazin:
-Mos ma merrni për keq! Mbase nuk më dëgjuat! Banoj në këtë pallat. Kam vegla pune. Mund tua sjell? Nuk rregullohet motorri me gishta!
-Xhaxho! Do na lësh rehat!
-Unë nuk përtoj…
-Ik or xhaj! Le gomari që na ngordhi, por edhe mizat nuk na lënë rehat!
U largova me bisht në shallë. Një nga djemtë foli:
-E njeh këtë tipin?
– Diku e kam parë! Më duket se ka qënë deputet demokrta?!
-Këlyshi i Berishës, thua! Tani që ranë nga fiku, kërkon ta ketë mirë me popullin, që nesër të bëhet përsëri Baba Kombi! E kishte hak një dajak të mirë! Pak se e rropën popullin, por do të hiqet edhe xhentëllmen!?