Ornela Bardhi: Në stinën e verës me pëlqen më shumë të udhëtoj me makinë.

985
Sigal

INTERVISTA/ Flet modelja dhe aktorja Ornela Bardhi

Tashmë ëndrrat e saj por marrin kuptim të plotë, pasi është shfaqur edhe si aktore. Ka një ambicie profesionale të jashtëzakonshme. Rolet e saj të fundit në kinematografi kane ngjallur interes të kritikës autoriale. Por ajo asnjë herë nuk vetëkënaqet pasi ka idera të qarta për jetën dhe profesionet që ushtron.
Një modele kurajoze që nuk kaa asnjë tabu. Kërkuese ndaj vetes por gjithmonë duke e parë realitetin në sy. Pushimet dëshiron ti bëjë nëpër Evropë, pasi tashmë, plazhet shqiptare i ka provuar të gjitha. Nuk është xheloze ndaj shoqeve, por ka nj xhelozi profesionale të kultivuar brenda vetes për të ecur përpara. Shprehja që përdor më shumë është e pamundura nuk ekziston

Këta muaj jeni shfaqur dhe si aktore filmi. Në cilin film jeni aktivizuar dhe çfarë roli luani??

.- Si aktore kam marrë pjesë tek filmi Tirana 14, si rol kisha atë të shoferes që teksa ecja me makinë në rrugë do shtypja pa dashje aktorin Genci Fuga teksa ai kalonte rrugën. Si aktore më zgjodhi regjisori Edmond Mandro

Po pas këtij filmi keni ndonjë kërkesë tjetër?
. -Tani filloj xhirimet e filmit tjetër që do xhirohet në Shkodër nga regjisori Nikolin Ferketa. Filmi quhet ”Mes dy jetëve” edhe flet për një familje shkodrane me probleme sociale ,,për më tepër do e shihni filmin kur të dali premiera.

Kohët e fundit ju jeni angazhuar në një televizion italian. Çfarë është ky televizion dhe në çfarë programi jeni përfshirë?

-Ky televizion quhet, Tv Dive & Divi është një program i Sky dhe meret me Gossip – Glamour – exclusive – moda – fashion – V.I.P . Unë jam një ndër modelet e këtij tv që do të thotë marrë pjesë në evenimente të ndryshme mode.

Ku do ti bëni pushimet verore?

-Pushimet verore kësaj radhe kam zgjedhur ti bëj nëpër ishujt e Greqisë, them në Kalkidhiki ( chalkidiki). është një ishull shumë i bukur qe quhet Marmaras.

Po në Shqipëri cilat plazhe pëlqeni?
– Për mua vendet më të bukura për plazh në Shqipëri janë vendet bregdetare të jugut

Keni menduar të merreni me politikë?
.- Jooooooooo, sepse politika nuk bën për mua. Nuk shaj dot njeri.

Çfarë do të lexoni këtë verë?
– Këtë verë do lexoj një roman që quhet Eleganca e Iriqit nga Muriel Barbery.

Cilin shtet e keni në plan ta vizitoni apo si objekt të veçantë?
– Kësaj radhe kam në plan të vizitoj Gjermaninë kam kureshtje të njoh kulturën gjermane.
Po kur flasim për ngjyrat e rrobave verore?
– Për vere më pëlqejnë veshjet me shume ngjyra, por ne veçanti e bardha.
Po ushqimi veror?

– Gjate verës ushqimi i preferuar është prodhimet e detit edhe frutat pa dyshim.

Po pijet freskuese?
-Gjatë verës kam shumë pije te preferuara nuk di kë të veçoj psh gjatë drekës ose darkës një gotë verë të bardhë e kam gjithmonë në tavolinë, kurse mbrëmjeve një koktejl mojito do ishte i domosdoshëm.

Në verë të pëlqen të udhëtosh me makinë apo me avion?
– Në stinën e verës me pëlqen më shumë të udhëtoj me makinë.

Pushimet apo udhëtimet preferoni ti bëni vetëm?

.- Udhëtimet vetëm s’më shijojnë megjithëse edhe vetëm i bëj ndonjëherë.
Sa është qëndrimi më i madh larg shtëpisë?

– Qëndrimi më i gjatë larg shtëpisë ka qenë një muaj, më tepër larg shtëpisë nuk rri dot .
Me kë të pëlqen të shoqërohesh në mbrëmje?
– Varet nga mbrëmjet kur janë familjare me familjen, kur janë shoqërore me mikeshat.- Sporti qe ushtroj ne plazh është fituesi, kërcimi, zumba salsa .

Kur çohesh në mëngjes?
– Çdo mëngjes zgjohem në orën 8 .

Ushqimi i mëngjesit për verë?
-Ushqimi i mëngjesit është një briosh dhe një gotë lëng portokalli.

Sa zgjasin pushimet e verës për Ornelën?
-Pushimet e verës më zgjasin 20 ditë.-

Stili i jetës në verë?
Stili në verë është i njëjti vetëm disa detaje të vogla ndërroj.

I frekuentoni udhëtimet me jaht?

.-Lëvizjet me jaht më pëlqejnë shumë edhe i kam frekuentuar gjithashtu shpesh.
Kryesisht çfarë bën gjatë orëve të plazhit?

– Në plazh i bëj të gjitha, dëgjoj muzikë, lexoj libra, luaj në ujë edhe kërcej kur dua.

Rrobat e plazhit të preferuara?
-Rrobat e plazhit te momentit janë Age Mare të një stilisteje italiane stil brazilian, syzet Ray ban.

Planet e së ardhmes?
-Planet e të ardhmes janë të shumta në aktrim modeling veçanërisht.

Keni ndonjë peng moshe?
– Nuk kam asnjë peng.
Keni menduar për plazh nudo?
– Po s’ka asgjë të keqe të besh plazh nudo

Keni menduar bashkëjetesë përpara martesës?

– Po sigurisht sepse duke bashkëjetuar kam mundësinë ta njoh deri diku njeriun e jetës me të cilin do martohem.

Pija e preferuar?
-Pijen e preferuar kam Amaro Dissarono.

Tryeza e frutave çfarë përfshin?
-Frutat që preferoj, janë qershia, ananasi, pjepri.-