Nasho Jorgaqi: Ali Asllani i dhënë shumë pas aktoreve të bukura, bisedat me to ishin pasuri

1029
Sigal

Flet shkrimtari Nasho Jorgaqi:

Dje në kujtimet e tij për poetin Ali Asllani z. Jorgaqi na solli pranë një pjesë të jetës së Asllanit por dhe vlerësimet e tij si poet i mirë, por dhe njeri i përkryer. Sipas Jorgaqit, kur qe vrarë Perlat Rexhepi në Shkodër, kish shkruar një vjershë për të. Interesant ishte fakti se mbi letrën e poetit që kërkonte ti hapeshin dyert e krijimtarisë, ish udhëheqësi Hysni Kapo (të cilit i ishte drejtuar letra) kishte vënë shënimin “T’i plotësohen të dy kërkesat këngëtarit të Luftës së Vlorës”. Kërkesat e tij kishin qenë: t’i jepej e drejta e botimit dhe të bëhej anëtar i Klubit të Shkrimtarëve. Më poshtë z. Jorgaqi thekson se në kopjen e librit që më dhuroi Ali Asllani, më ka shkruar këto fjalë: “Të dashurit Nasho Jorgaqi, shkrimtar, të kam gjetur me pak poezi, me shumë dashuri”. Në këtë pjesë të dytë, autori i kujtimeve tregon takimet në Lidhjen e Shkrimtarëve, bisedat me aktoret, poezinë për Perlat Rexhepin, pritjen e trupit tw Ismail Qemalit, si dhe ambientet fetare në të cilat ishte rritur Aliu. *Albert Zholi)

Në godinën e Lidhjes së Shkrimtarëve
Aty vinin kohë pas kohe, sidomos paraditeve, aktoret e teatrit per të pirë kafe e për të pushuar në mes provave. Poeti picërronte sytë dhe mundohej t’i sodiste nga larg dhe nga afër. Dhe ishte një ngazëllim i vërtetë për të, kur i ulej në tavolinë ndonjë nga aktoret që i pëlqente në mënyrë të veçantë. “Eja, më thoshte mua herë pas here, eja të gëzojmë shpirtin. Shih sa pranë e kemi bukurinë”. Dhe unë, që atëherë isha i ri dhe kisha më shumë shanse për t’m’u afruar ndonjë aktore e bukur, ulesha pranë xha Aliut. Atij i bëhej qejfi pa masë, se vërtetë në tavolinën tonë vinin e uleshin aktorë e aktore. Atëherë veçse ta shikoje fylyrën e poetit. Sytë i shkreptinin. Binte gati në një farë ekstaze dhe pastaj shtonte në mënyrën e tij të çiltër “Se ju të rinjve këto guguftutë ju vijnë vetë, kurse ne pleqtë duhet t’i ndjellim duke i pëshpëritur “vidi, vidi pëllumbeshë”. Po vallë, a na dëgjojnë, se zëri ynë s’është më i pari?…”

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf