Fejton nga Thoma Goga: Mendo për “Stanin” tënd, o pashai ynë!

28
Sigal

Sa mirë bëre që shkove në Turkistan e takove sulltan Erdogan pasha Rama-Edian

 – Ju vizitën e parë shkuat te babai i Turqisë moderne, Mustafa Qemal Ataturku, ndërsa sulltan Erdogan kur shikon Skënderben dhe Ismail Qemalin, ngre kokën lart.

– E kemi birinxhi mysafir e birinxhi byrazer sulltanin Erdogan.

– Pse nuk shkove edhe te Sami Frashëri, o pashai ynë i gjatë?

– Mbase e di zotrote, se fjalët tenxhere, penxhere, tigan, tepsi, kusi, hangar, lopçar, sepete, baule, parmak, tokmak, jorgan, shejtan e ca të tjera, që s’më vijnë në fiqir, i kemi peshqesh nga sulltan Erdogan.

– Ishe që ishe te sulltan Erdogani, pse s’u “hoqe veshin” atyre ndotësave të Elbasanit, që po helmojnë dynjanë?

– Në vend të një letre për kryeministrin tonë –

Fejton nga: Thoma Goga

“Zotrote ke shumë punë. Se si kemi shkuar ne me turqit, e di historia. Edhe pse kohët ndryshojnë, historia nuk i harron ato 500 e ca vjetë, kur ishim nën hyqmin e dovletit dhe që ne i kemi bërë hasha. Tani koha dhe historitë prapë kanë ndryshuar. Arnautstani e turkistani janë aty – aty. Kemi dhënë e kemi marrë. Kanë kaluar kaq kohë e ne akoma në gjuhën tonë, kemi një hambar me fjalë turke.”

Telegraf.al / Sa mirë bëre që shkove në Turkistan e takove sulltan Erdogan. E kemi birinxhi mysafir e birinxhi byrazer. Nuk ja bëjmë hasha se na ka bërë goxha nder. Ama dhe ne “arnautët’ i kemi bërë marshallah nder turkistanit. Të mos harrojmë arkitektët e xhamive të Stambollit, arkitektin e arsimit e kulturës turke Sami bej Frashëri dhe defterat e tij. Fjalët e arta “Dhe dritë e diturisë përpara do na shpjerë”, kanë vlerë edhe për ju. Hallall që edhe trupin e tij e mbajnë fort. Po dhe aty, ndriçon shumë Samiu e kudo qoftë, i yni mbetet. Ka qënë burrë i madh, po varrin atje në Stamboll e ka njësoj si të tjerët. Këtu do ta kishte ndryshe… Madje kur kam qënë një mot atje, nuk gjeta as një lule t’i vija dijetarit që më ka ndriçuar mendjen. Pse nuk shkove edhe te Samiu, o pashai ynë? Nejse, ç’them dhe unë?! Zotrote ke shumë punë…Se si kemi shkuar ne me turqit, e di historia. Edhe pse kohët ndryshojnë, historia nuk i harron ato 500 e ca vjet, kur ishim nën hyqmin e dovletit dhe që ne i kemi bërë hasha. Tani koha dhe historitë prapë kanë ndryshuar. Arnautstani e Turkistani janë aty – aty. Kemi dhënë e kemi marrë. Kanë kaluar kaq kohë e ne akoma në gjuhën tonë, kemi një hambar me fjalë turke. Mbase e di zotrote, se fjalët tenxhere, penxhere, tigan, tepsi, kusi, hangar, lopçar, sepete, baule, parmak, tokmak, jorgan, shejtan e ca të tjera, që s’më vijnë në fiqir, i kemi peshqesh nga ju. Mirë këto, po s’na janë ndarë edhe ca fjalë që “bishtin” e kanë “-llëk” si; baçallëk, pashallëk, hajdutllëk, pisllëk, fukarallëk, maskarallëk… Pastaj vijnë fjalë me prapashtesat “xhi”; delenxhi, shakaxhi, llustraxhi, teneqexhi, kunjaxhi, kumarxhi e të tjera e të tjera. I vure re sa shumë janë hapur këto zanate tek ne? Na i nguli Turkistani dhe të duam, nuk i shqisim dot. Le të bëhen peticione sa të doni për gjuhën.

“Kaq i verbon Heroi ynë Kombëtar? Ne e nisëm Gjergj, ata e bënë Skënderbej. Hallall. Emrin i ndërruan, Atdheun dhe gjakun s’ia ndërronin dot. Po Babai i Pavarësisë, Ismail Qemali, ç’u ka bërë turkistanit? Apo pse shpalli “mëvetësinë” e mëmëdheut tonë. Këta janë sagllam shqiptarë..”

Ajo kocka s’ka, po kocka thyen…Nejse.

Tashti dua të bëj nja dy pyetje, që kërkojnë xhevap, pa prishur rehatllëkun tënd. Pse nuk e zbatoni protokollin reciprok, ashtu siç bëjnë ata? I keni parë delegacionet turq, kur vijnë këtu? Kthejnë kokën në anën tjetër, kur shohin Skënderbeun dhe Ismail Beun. Kjo vjen era inati, po inat turku. Kaq i verbon Heroi ynë Kombëtar? Ne e nisëm Gjergj, ata e bënë Skënderbej. Hallall. Emrin i ndërruan, Atdheun dhe gjakun s’ia ndërronin dot. Po Babai i Pavarësisë, Ismail Qemali, ç’u ka bërë Turkistanit? Apo pse shpalli “mëvetësinë” e mëmëdhut tonë. Këta janë sagllam shqiptarë… Edhe ju vizitën e parë shkuat te babai i Turqisë moderne, Mustafa Qemal Ataturku. Vendosët një kurorë me lule. Mirë bëtë, se edhe kjo na bën krenarë. Nga ana tjetër, pse turqit kur vijnë në Tiranë, jo që s’vendosin lule, po kthejnë kokën mënjanë, kur shohin Skënderbenë dhe Ismail bej Qemalin. A ju bën përshtypje kjo sjellje turkoshake? Megjithatë, as Skënderbeu e as Ismail Beu nuk pjerdhin fare kur vijnë “pashallarët turq”. Heronjtë tanë aty i ka vendosur historia. Nejse, mbase është punë protokolli, por të mos harrojmë se protokollin ju e bëni. Një copë letër është, shejtani; kthehet edhe si punë “portokalle”. Lashë të fundit një gjë të vogël. Po “të vogël fare”. Ishe që ishe te sulltan Erdogani, pse s’u “hoqe veshin” atyre ndotësave të Elbasanit, që po helmojnë dynjanë? Mbase do të dëgjonin më shumë, se turq janë! Ta bënin këtë zarar në Turkistan, do u fusnin ca kamxhik marshallah, buzë detit Marmara. Apo, s’të vajti mendja? Po pse për ata kundërshtarët e sulltanit bëhet qameti? Apo se i trazojnë gjumin Erdoganit…Mos u bëj pishman që e sajdis turkistanin, po mendo pak më shumë për “stanin” tënd, o pashai ynë…