Gëzim Llojdia: Një skicë e Vlorës e vitit 1859 dhe konsullata britanike

23
Sigal

Telegraf.al / Duke qene se kjo paraqet një foto të hershme të  këtij qyteti mendojmë që ajo duhet të vendoset në bashkinë e qytetit, në pamjen ballore të saj.

1.

Ka një skicë që paraqet qytetin bregdetar në vitet e   tij të hershme. Bëhet fjalë për mes  vitet 1800.Dhe kjo skicë e bërë nga një anglez tregon interesin e anglezëve ndonëse vendi ynë dhe qyteti mesdhetar gjendej nën pushtimin osman.Të dhënat e skicës  janë këto:Titulli:Avlona [Vlörë]. Haremi i Pashait. Konsullata Britanike dhe Xhamia.Data-1859.Citim bibliografik [O’HARA (SMITH) -]. Smith’s Ëanderings. A Cruise in the Mediterranean, London, Thomas McLean, 1859.Zona/Vendi-Shqipëri,Vlorë. Subjekti: Arkitektura dhe mjedisi i ndërtuar, pamje.

2.

Çfarë tregon skica ku janë vizatuar tre objekte kryesore të këtij qyteti në mesin e viteve 1800(1859)?Nuk ka fotografi të asaj kohe.Shumë pak fotografi të kohës i kanë rezistuar këtij momenti  ku paraqiten qytete shqiptare në kohën e perandorisë.Shumë gjëra në atë kohë paraqiteshin me piktura,skica sepse fotografia  ishte më e rrallë dhe aq më pak në vendet e Ballkanit, ku vinin udhëtarët.

Dihet se fotografia u shpik rreth 20-30 vjet para këtij udhëtimi dhe më konkretisht.Fotografia e parë konsiderohet të jetë një imazh i prodhuar në 1825   nga shpikësi francez Nicéphore Niépce  në një pllakë të shndritshme të mbuluar me një derivat të karburantit të quajtur bitum i Judës. Ky imazh është prodhuar me një aparat dhe janë nevojitur 8 orë ekspozim nën dritë të fortë dielli për realizimin e tij.

Shumë udhëtime dhe  vizitorw në librat dhe botimet e kohës paraqiteshin me skica,vizatime,pikturë etj,ngase fotografia është futur më vonë dhe tek tuk në  ndonjë botim të rëndësishëm në atë kohë.

3.

Çfarë paraqet kjo skicë e qytetit?Është viti 1859.Skica paraqet në mënyrë të përmbledhur disa objekte. Ka një të dhënë, që autorët dhe sidomos udhëtarët i  bënin skicimet duke ruajtur origjinalitetin e tyre. Prandaj edhe shumë prej tyre i kanë rezistuar kohës dhe merren si  bazë historike. Nuk kishte tjetër  dhe skica ishte në vend të fotografisë ,që përdorim rëndomtë sot.

Skica na tregon :Haremin e pashait e përbërë nga një grumbull ndërtesash me dy dhe tre kate. Ndërtesat janë të  rregullta ku shfaqen tymtarët dhe dritaret e tyre në pamjen parë. Ndërtesat në pamjen e parë janë me dy kate ku duken dritaret.Një prej ndërtesave  në anën e majtë të skicës shfaqet  me 3 kate dhe me çati dhe kuptohet është më lartë se të tjerat.Kush është Pasha duhet gjetur nga viti që është ekzaktësishtë 1859,  por dihet që rezidencat e tyre ishin mjaftë luksoze  dhe nga kjo skicë ajo përbën edhe grumbullimin më të madh të objekteve  të tjera në fytyrën e këtij qyteti mesdhetar në mesin e viteve 1800. Një pamje të parë ky kompleks ndërtimesh i ngjan edhe kompleksit të banesave të familjes Vlora. Siç duket arkitektura e saj ka qenë e njëjtë për kohën.

Konsullata britanike në Vlorë.Skica shfaq një skicim të një objekti interesantë për kohën.Ngrehina e konsullatës britanike në Vlorë.Ajo është një ndërtesë jo shumë e madhe në krahasim me ndërtesat e haremit por shpesh shfaqet 1-2 kate , mbuluar me tjegulla me tymtarë gjë që tregon  edhe madhësinë e saj. Është godina  e dytë pas haremit për nga madhësia. Çfarë bënte konsullata angleze në këtë qytet duhet thënë se anglezet kishin synime në Ballkan .Madje në hapësirën ujore të Adriatikut trageti:”Lloyd” ka qenë i pranishëm, për shumë e shumë vite.

4.

Godina e tretë është një xhami.Në bazë të këtij përshkrimi besojmë se kjo mund të jetë xhamia e Muradies ose xhamia e plumbit.

Xhamia e Muradies ose Xhamia e Plumbit ndodhet në qytetin e Vlorës, në aksin rrugor Vlorë-Skelë, ne  zonën arkeologjike (zona A sipas zonifikimit arkeologjik), në një nga qendrat e qytetit, pranë  sheshit të Flamurit Objekti është i kufizuar nga të gjitha anët me rrugë. Objekti është i veçuar dhe është i dukshëm qartë nga të gjitha anët (pa marrë parasysh gjelbërimin e lartë përreth objektit).Objekti është ndërtim i shekullit të XVI, viti 1542, është vepër e arritur e arkitekturës sonë të këtij shekulli. Xhamia e Muradies është e ndërtuar me rreshta gurësh dhe tullash që të kujtojnë ndërtimet e kësaj kohe të arkitekt Sinanit   Kjo shquhet për ndërtim te mirë të mureve, për punën e rregullt të kornizave, dritareve dhe portalit të hyrjes. Dikur ka pasur një portik, nga i cili sot ruhen vetëm gjurmët në murin verior dhe bazamenti me dyshemenë. Shenjë tjetër dalluese e kësaj xhamie është tamburi dymbëdhjetëfaqesh. Xhamia është e mbuluar me kupolë. Ajo përbëhet nga salla kubike, që është salla e lutjeve, si dhe nga minareja. Salla ndriçohet nga dritare të vëna në tre radhë për çdo faqe. Në pjesën jugore të sallës gjendet mihrabi i. Kalimi në tamburin dymbëdhjetëfaqesh bëhet direkt pa ndonjë ngushtim, duke formuar çatitë e vogla trekëndëshe në qoshe. Një ngushtim i lehtë me një kornizë guri në tërë perimetrin e ndërtesës bëhet në anën e jashtme mbi rreshtin e dytë të dritareve në nivelin e fillimit të trompave të qosheve.Hyrja për në xhami bëhet nga ana veriore, minarja ndodhet në këndin veriperëndimor. Bazamenti i minares është një shumëfaqësh i ndërtuar me gurë të skuadruar. Muratura e minares lidhet nëpërmjet futjes së gurëve në muret e xhamisë.Muret e xhamisë janë te ndërtuara me gurë e tulla të vendosura në mënyrë të rregullt: dy rreshta gurësh të gdhendur që këmbehen me dy rreshta tullash. Mbi pjesën e tamburit të ndërtuar me gurë e tulla kalon një kornizë me gurë të gdhendur me mjeshtëri, që tregon se duhej të ishte fundi i ndërtesës. Mirëpo, mbi të, tamburi vijon me muraturë të çrregullt si shenjë e ndonjë rindërtimi në pjesën e çatisë duke mos iu përmbajtur formave të vjetra të saj.A është kjo xhami kjo në skicën e udhëtarit anglez?Nëse po kjo i atribuohet arkitekt  Mimar Sinani apo Arkitekt Sinani lindi më 29 maj 1489 në afërsi të Kajserit  dhe ndërroi jetë më 17 korrik 1588 në Stamboll.

5.

Përpos këtyre ngrehinave të asaj kohe në skicë na shfaqet edhe një bujk me parmendën dhe qetë duke hapur ugarë mes vendit ku shquhet edhe bimësia ndonëse ajo paraqitet me disa pemë pranë xhamisë dhe haremit të Pashait.

Duke qene se kjo paraqet një foto të hershme të  këtij qyteti mendojmë që ajo duhet të vendoset në bashkinë e qytetit, në pamjen ballore të saj.