Suplementi Pena Shqiptare/ Arsinoi Zengo: “Një si ty”

86
Sigal

Telegraf.al / Ajo u shtri në dysheme

derdhi vithet me mëngë!

NOA

Flokët preku rregulloi,

disa fjalë më tregoi…

 

E di ti ç’farë pres këtu?

Dy duar, dy buzë, një trup si ty!

Me pëllëmbë të më prekësh

ethe trupit të m’i sjellësh!

 

Të fillosh nga maja flokut

e të shkosh mes gjoksit të bukur.

Mbasandaj me përkëdheli

shpërfytyromë ashtu si di vetëm ti!

Rrokullisur dalëngadalë;

ti mbi mua e unë si ngjalë.

Djerësitur shkalafitur

më zu gjumi e kapitur!

 

Kur u ngrita ç’të shikoja ?

Sytë e tu si dy mburoja

buzët bashkuar më kërkonin,

herë hapeshin e herë kafshonin!

 

Më së fundmi nuk durova

ngrita kryet të shtrëngova!

Me ca fjalë e me shumë gjeste

dashuria ime e çmendur në heshtje!