Suplementi Pena Shqiptare/ Agim Bajrami: Nostalgjike

125
Sigal

Gjersa shiu tē ketē mbērritur nē tokë

mund të rri edhe pak me detin!

Më mirē qē pērreth , nuk po shoh miq dhe shokë

se do mē ngjanin tē tepērt.

S’do doja as me zogjtê, tē takohem tani!

(Ata tē hutojnē me potere )

Unë dua ta rindërtoj portretin tënd me qetësi

si atë mbrēmje vere.

Shumē pak me ty, munda tē rrija

(Gjithçka nisi dhe mbaroi kaq shpejt )!

Ne na kish bashkuar rastēsia

dhe nga rastēsitë, çfarē nuk pret.

Trupi yt atē mbrēmje dridhej lehtê,

si njē degë e porsa mbirë qershije.

Mua s’më kish mbetur “zgjidhje” tjetër

veç nē gjoks tē të fusja, të mos bije.

Pas kēsaj, ne humbëm nēpēr natē,

si gjithē tē rastësishmit e kēsaj bote,

pa menduar kurrē, se qē atē çast

do më bēhej diell fytyra jote.

Gjersa retê nga qielli krejt të shtrydhen

unē do t’i shetis kēto rrugē gjer në fund!

Njeriu ka nevojë , tê udhêtojë me kujtimet

Ti ringjallë ato, me sa të mundë.