SKANDAL/ Biznesmeni Vasil Llajo i Intermedica hap klinikë private brenda spitalit

276
Sigal

Me skandalin e koncesionit të laboratorëve, ku spitalet e vendit njoftuan inkompetencën për të realizuar analiza, duket se shteti dhe privati janë bërë bashkë, haptazi në truall shtetëror.

Rikujtojmë se pak javë më parë u bë publik skandali se koncesioni i laboratorëve dhënë kompanisë së Janis Karathanos, kur ky i fundit njoftoi se në QSUT e spitalet e vendit nuk do të ofrohen më analiza, këto të fundit do pezullohen përveç rasteve urgjente për shkak se është ezauruar fondi.

Ky koncesion korruptiv është nën hetim nga SPAK edhe për përfitime të pajustifikuara nga Buxheti i Shtetit dhe i tillë do të mbetet pa u vënë në përgjegjësi gllabëruesit e Buxhetit të Shëndetësisë.

Duket se shteti e ka gjetur zgjidhjen dhe në Spitalin e Krujës drejtori ka bërë PPP me biznesmenin e klinikës Intermedica Vasil Llajo.

Ky i fundit ka ndërtuar një laborator privat brenda hapësirës shtetërore të spitalit dhe duke qenë se shteti nuk i ofron më analizat, paratë e pacientëve futen në xhepat e privatit.

Se si ka mundur Llajo të ndërtojë një klinikë private brenda hapësirës publike, kjo është çështje që i takon ligjit por edhe më tej, eprorëve të shëndetësisë që bëjnë pazare me biznesmenët privatë në kurriz të pacientëve në hall.

Qytetari shkruan:

“Pershendetje, du te denoncoj rastin e hapjes te nje laboratori privat brenda rrethimit spitalit Kruje. Si eshte e mundur brenda rrethimit te nje spitali shteteror, brenda pas traut te hyrjes te jete nje laborator privat?

Analizat qe nuk behet te spitali na thon bejeni te privati brenda godines. Ne TV na thuhet shendetesi falas, ndersa ne spitali nuk marrim sherbim e hap privat brenda godines.”/JOQ/