Hyskë BOROBOJKA/ Zyrat moderne të punës

500
Sigal

Kur shikon të mëdhenjtë e qeverisë që kanë marrë revan për të përuruar zyrat e reja e moderne të punësimit, si një model i ri të shërbimit kombëtar për zgjidhjen e këtij problemi që i mundon të papunët, qytetarët gëzohen së tepërmi e nuk rrinë dot pa thënë: Më në fund, pas këtij aksioni, u zgjidh njëherë e përgjithmonë problemi i punësimit, për ata, një milionë të papunë që ka raportuar qeveria e re, kur erdhi në pushtet. Madje, njëri nga funksionarët e lartë, në ligjëratën që mbajti përpara një zyrës të sa përuruar, -tha i mallëngjyer se, “me hapjen e zyrave të reja të punës kemi hyrë në një erë të re për zgjidhjen e problemit të punësimit.” Ai i siguroi të pranishmit që merrnin pjesë në këtë ngjarje të shënuar, se brenda vitit, hapja e tyre do të bëhej në çdo qark të vendit.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf