Vlorë o qytet i bekuar.
Aty ku nxjerr gjoksin cubi.
Çpret moj çpret për të gëzuar!
Dil moj se po të vjen tubi.
Të vjen tubi me eskortë;
i nisur që nga Turqia.
Marshalla goxha i fortë,
e shoqëron dhe ushtria.
Me avjon tubi të erdhi.
Vlorë moj ç’ta shkëlqeu nurin.
si lumë ujin do ta derdhi
thonë do lagë dhe Flamurin.
Vlorë dil prite te Skela!
Në Turqi mezi e gjetëm.
Prite me tepsi me thela.
Sikur e ke djalë të vetëm.
Të kërcasë kënga Vlonjatçe.
Sirenat të ndezë fllota.
Mifoli ta presë fshaçe,
shyqyr erdhi manikota.
O ç’gëzim për Vlorën tonë!
Si ky s’do ketë më të dytë.
Rrofsh sa Deti Edi thonë,
shyqyr se do lajmë sytë.
U bë uji si rakia.
Presëm të rrjedhë pik e parë.
Qelbet Narta e Akërnia,
se është bërë muti mullarë.
Prite prite, por fitove;
edhe pse prite pak gjatë.
Për vit të ri u gëzove,
të prunë tubin dhuratë.
Le t’u bëjnë ç’farë të duan.
Për bukë e për ujë duroni.
Vlonjati nga besa s’luan.
Rrini urtë mos protestoni!
Reagon Sejmen Gjokoli
Xhaxho Plaku , i gëzuar,
Urimin ta paçim hua!
Tubi – që thua zotrote,
në gjith’ botën u dëgjua.
Në Stamboll i vate nami,
atje ku kish katiminë.
Tubi vlonjat i bashkimit,
e tundi perandorinë.
Drejt në aeroplan e hypën,
dhe e nisën drejt vatanit.
Thonë që e porositën,
me bekim të Erdoganit.
Ndaj bota mos të habitet,
pse me bandë u shoqërua.
Sa zbriti tubi në Rinas,
këtu protesta u shua…
Dhe u mushën prap buljerat,
nga çesmat ujët buroi!
Tani të shohëm ç’vjen prapa,
kjo e tubit – vate, shkoi…
















