Ja 50 projektet që kushtuan 627 mln. Kush fshihet pas tyre, vlera e secilës dhe “bosët” që iu sekuestruan miliona euro

428
Sigal

Sekuestrimet e pasurive të “bosëve” – Ja kush janë personat që u janë marrë miliona euro

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka konfiskuar gjatë vitit të kaluar miliona euro pasuri që u përkisni personave të dyshuar dhe nën hetim. Pasuritë e sekuestruara përfshijnë toka, apartamente, llogari bankare dhe pasuri të tjera të paluajtshme. Portali San ka bërë publik raportin e Prokurorisë së Apelit për Krime të Rënda ku paraqiten 8 çështje ku janë bërë sekuestrim pasurish me vlera të larta monetare. Çështja e parë i përket shtetasit nën hetim me inicialet MF, për të cilin Gjykata e shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka pranuar konfiskimin e pasurive që përbëhen nga troje, apartamente e dyqane, ndërkohë që Prokuroria ka kërkuar edhe shumën prej 550 mijë eurosh që ky shtetas ka dhënë hua te dy persona të tjerë. Shtetasit QN, i është konfiskuar një sipërfaqe prej 1153 metrash katrorë, ndërkohë që i janë çliruar pronat e tjera. Çështja e tretë i përket shtetasve Sh. B, M.B e personave të tretë. Gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorit të shkallës së parë, për konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të pasurive të paluajtshme, objekt truall, objekt ndërtesë 5-katëshe, regjistruar në emër të Sh.B. Në çështjen me objekt sekuestrimi i pasurisë në ngarkim të shtetasve K. B. e B. B., Gjykata e Shkallës së Parë ka pranuar kërkesën e prokurorit të shkallës së parë dhe ka vendosur sekuestrimin e pasurive të luajtshme e të paluajtshme për pasuri të llojit truall, objekte, apartamente mes të cilëve edhe një hotel i famshëm luksoz. Në çështjen me objekt sekuestrimi i pasurisë në ngarkim të shtetasit L. S., Gjykata ka pranuar sekuestrimin e pasurive të luajtshme e të paluajtshme pasuri të llojit: truall, objekte, apartamente, makina dhe llogari bankare. Më tej, në çështjen me objekt Sekuestrimi i pasurisë së paluajtshme, që i përkasin shtetasit me inicialet A. Ll., Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda ka vendosur sekuestrimin e pasurive të paluajtshme, pasuri të llojit apartament banimi e tokë arë.