Grabitja në Rinas, euro në pikiadë, shënon nivelin më të ulët në 2 muaj

687
Sigal

Grabitja e 10 milionë eurove në Rinas,  ka sjellë të tjera efekte, veç ndjenjës së pasigurisë në të vetimin aeroport ndërkombëtar në Shqipëri.

Nëse do të shohim kursin e këmbimit valutor, nga data 9 Prill kur edhe ndodhi supergrabitja brenda pistës së aeroportit të Rinasit, rezulton që një euro të jetë shitur me 124.89 lekë. Ditën e nesërme pas grabitjes, kursi i këmbimit ka ndryshuar me 0.19 pikë, thënë ndryshe nga 124.89 lekë bie në 124.70 lekë. Por kjo rënie nuk ndalon me kaq, pasi në vetëm një ditë nuk ndjehet shumë ndikimi i grabitjes.

Rënia me e madhe e euros është regjistruar ditën e sotme ku 1 euro është këmbyer me 124.20 lekë. Ky nivel i euros është më i ulëti i dy muajve të fundit, e si duket grabitja ka bërë të sajën. Sipas ekspertëve shkak për këtë mund të jetë bërë edhe një lloj stepje e bankave për transferimin e parave, pas grabitjes së ndodhur në Rinas.

Këmbimi valutor 11 Prill 2019

Nga ana tjetër kujtojmë se “Austrian Airlines”, tha pas grabitjes së parave nga avioni i saj, se nuk do të transportonte më para.

Grabitja spektakolare ndodhi më 9 Prill në pistën e aeroportit të Rinasit, ku u vodhën 10 milionë euro. Një makinë pa targa mbi të cilën shkruhej “Hetimi Tatimor” vodhi shumën e parave që do të transportohej në më pak se 2 minuta. Pasi kryen grabitjen, 4 autorët u larguan me shpejtësi nga dera e pasme e aeroportit. Gjatë largimit dyshohet se ka pasur edhe një shkëmbim zjarri mes autorëve dhe policisë, ku ka mbetur i vrarë Admir Murataj, i cili njihet si ‘truri’ i grabitjeve. Gjatë grabitjes, Murataj mbante veshur një maskë.