160 zyrtarë të korruptuar në Prokurori

86

Lista e gjatë e abuzimeve nga komuna e bashki dhe drejtues ndërmarrjesh shtetërore

Prej afro një viti (qysh janarin e 2013) në organin e akuzës në Durrës, janë nën hetim dosjet me 160 emra zyrtarësh dhe ish-zyrtarësh të komunave, bashkive dhe ndërmarrjeve shtetërore të akuzuar me fakte, akuza e denoncime për abuzime dhe korrupsion. Lista përmban emra të ish-zyrtarëve dhe zyrtarëve të bashkive, komunave apo drejtues të rangut të dytë, të ndërmarrjeve nacionale, ku abuzimi ka qenë flagrant me tendera dhe shkelje të tjera ligjore, duke dëmtuar rëndë arkën e shtetit. Dëmet, sipas burimeve për “Telegraf”, nga organi akuzës “llogariten në miliona lekë humbja financiare që shteti ka pasur nga veprimtaria korruptive e  zyrtarëve ku një pjesë e tyre prej disa muajsh është denoncuar  në organin e akuzës, është e madhe”.  Bëhet fjalë për shkelje ligjore në tendera,  abuzime  me fondet e shtetit , fallcifikime të dokuentacionit për tendera për objekte infrastrukturore të pa ndërtuar sipas kushteve teknike, apo tendera te tjera dhe abuzime me 2 përqindëshin që, firmat e ndërtimit duhej të kishin derdhur në zyra  urbanistike, por që prej vitesh, duke hyrë në afera korruptive me palët. Sipas Prokurorisë, “lista dhe faktet shtesë të dokumentuara kanë mbërritur ditët e fundit të dhjetorit 2013 dhe pritet shtrirja e hetimit. Në Durrës shkalla e abuzimit me tenderat e rrugëve, fondet e buxhetit të shtetit dhe objekteve sociale të marra nga buxheti i shtetit, mbetet skandaloze. Shkalla e abuzimit dhe aferat korruptive, gjithmonë sipas materialit të dorëzuar në Prokurori, nis me komunat dhe vazhdon me bashkitë dhe ndërmarrjet. Lista e gjatë me emrat e 160 zyrtareve dhe ish-zyrtarëve, të cilët kanë pallatet e pronat e tyre edhe në  Vlorë, Sarandë e Tiranë, ndoshta do të rritet gjatë hetimit- tha i njëjti burim nga Prokuroria. Tashmë hetimet do të shtrihen në vite, por edhe me pasuritë e tyre të fshehura, të cilat konsistojnë në troje, pallate apo vilat, apo edhe linjat e prodhimit. Lista e gjatë me emra zyrtarësh pritet të nxjerrë shumë shpejt gjatë hetimeve fakte të reja bashkëpunimi, por edhe milionerë të rinj, të cilët nuk u bënë nga trashëgimia familjare, por nga zhvatja e parave të rreth 230 tenderave të zhvilluara në format dhe rrugët më abuzive, duke shkelur ligjin.