9 kandidatë nga Gjykata e Lartë për 3 anëtarë të Gjykatës Kushtetuese

578
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Nëntë gjyqtarë dhe avokatë kanë konkurruar për 3 vende vakante në Gjykatën Kushtetuese. Emrat do të propozohen nga Gjykata e Lartë dhe me emërimin e tyre, plotësohet Kushtetuesja. Në listë janë edhe emra të kandidatëve, që kanë qenë më herët pretendentë për këtë post.

Ja emrat e kandidatëve:

  1. Në vendin vakant që krijohet pas largimit të znj. Vitore Tusha (mandati i plotë 9- vjeçar i së cilës ka mbaruar në vitin 2017), zgjidhet gjyqtari i ri, i cili qëndron në detyrë deri në mars të vitit 2025;
  2. Në vendin vakant të krijuar pas largimit të z. Fatmir Hoxha (mandati i plotë 9- vjeçar i të cilit ka mbaruar në vitin 2020), zgjidhet gjyqtari i ri, i cili qëndron në detyrë deri në muajin qershor të vitit 2028;
  3. Në vendin vakant të krijuar pas largimit të z. Gani Dizdarit (mandati i plotë 9- vjeçar i të cilit mbaronte në vitin 2022), zgjidhet gjyqtari i ri, i cili qëndron në detyrë deri në muajin mars të vitit 2022.

Pas përfundimit të afatit 30 ditor të pranimit të kërkesave të kandidatëve, kanë paraqitur kërkesë për të konkurruar në tre vendet vakante për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese këta kandidatë:

  1. Albert Demirneli (për vendin vakant të krijuar nga largimi i z. Fatmir Hoxha);
  2. Alket Jaupi (për vendin vakant të krijuar nga largimi i z. Fatmir Hoxha);
  3. Dhimitrula Spiro (për vendet vakant të krijuar nga largimi i z. Fatmir Hoxha dhe zj. Vitore Tusha);
  4. Ervin Karamuço (për vendet vakant të krijuar nga largimi i z. Fatmir Hoxha, zj. Vitore Tusha dhe z. Gani Dizdari);
  5. Helena Papa (për vendet vakant të krijuar nga largimi i z. Fatmir Hoxha dhe zj. Vitore Tusha);
  6. Saimir Visha (pa specifikim për cilin nga vendet vakant);
  7. Sandër Beci (për vendet vakant të krijuar nga largimi i z. Fatmir Hoxha dhe zj. Vitore Tusha);
  8. Vatë Staka (për vendet vakant të krijuar nga largimi i z. Fatmir Hoxha dhe zj. Vitore Tusha);
  9. Zhaklina Peto (për vendet vakant të krijuar nga largimi i z. Fatmir Hoxha dhe zj. Vitore Tusha).