Vizita e Mehmet Shehut në Kolonia e edukimit në Gramsh, të gjithë në punë

778
Sigal

Flet Agim Nallbani: ENRRIK ÇOBA, Drejtori i parë i shkollës së Riedukimit, njeriu që përcolli vlera

Problem shqetësues nga veset e mbartura,  pirja e cigares

Problem shqetësues nga veset e mbartura, të trashiguar nga jeta e tyre e çthurur,mbeti pirja e cigares. Me gjithë punën e madhe që bënte në këtë drejtim keshilli edukativ mësimorë, drejtori i Kolonisë që herë pas here ftonte ndonjë mjek për ti folur fëmijëve, për dëmet dhe pasojat që sjell ky helm për shëndetin, megjithëatë në mënyra të fshehta ato vazhdonin ta pinin. Enrriku doli me konkluzionin se me një far mënyre pa dashje bëheshim dhe ne shkaktarë, duke vepruar si ‘’furnitorë’’me bishtat e cigareve që i hidhnim vënd e pa vënd nëpër oborr. Kështu që drejtori urdhëroi në mënyrë të prerë që të mos pihej asnjë cigare në sy të fëmijëve, cigaret të pihen vetëm në vëndet e punës dhe jo në ambjentet e jashtme.Bishtat të mblidhen dhe të hidhen në një kosh të caktuar. Këto masa në fakt minimizuan sadopak këtë fenomen, megjithëatë ai vazhdimisht i kujtonte fëmijëve, përvetësimin e normave të sjelljes së kulturuar, që ato të mos jenë vetëm në dukje, por të jenë bindje të mbrëndshme në mënyrë që t’u ndergjegjësoheshin dhe të kuptonin që veprimet e tilla (siç është pirja e cigares) në këtë moshë shëmton figurën e tyre.

Vjedhja e stilolapsit dhe gjyshja nga Korça

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf