Prof dr. Hazbi Shehu/ “Të LIRË” në jetë si dhe në burg.?!

664
Sigal

New York

 Natyra i përkëdhel i përqafon, por jo rrallë dhe i tërbon njerëzit; me stinët e saj?! Ajo  me anë të Vjeshtës i paralajmëron bijtë e saj,që të mbrohen; për të parandaluar fatkeqësitë, që sjellë Dimri i ftohtë?!

Kush e studion dhe e kupton natyrën, i kalon goditjet dhe furtunat Dimërore në paqe?! Stina e Vjeshtës e parapërgatit trupin e njeriut fizikisht; ndërsa trurit i hap dyert e optimizmit për të pritur Dimrin i ashpër. Njeriu gradualisht e humbet të qeshurit; trupi i tij kërkon rrobat e rënda të Dimrit dhe ai vet pa e kuptuar i drejtohet pesimizmit?! Në rrugë njeriu duhet të mendohet mirë para se ta hedh këmbën, sepse rrëshqet dhe thyen kokën?!

Afrimi i klimës ftohtë e detyron mjekësinë të qëndroi në këmbë.

Vjeshta është një xhaketë e thjeshtë, simpatike dhe paralajmëruese për afrimin e palltove të rënda Dimërore?! Në këtë stinë mprehën sëpatat për të prerë drurin e zjarrit Dimëror. Njerëzit e mbyllur në strofkat e tyre; diskutojnë atë që kanë dhe kërkojnë atë, që nuk e kanë?!

Vjeshtë o Vjeshtë e dashur! Sa e dhimbsur je për bijtë e tu?!

Furtunat dhe të ftohtit e Dimrit i ndjejnë kryesisht njerëzit e varfër.

Përse nuk mendojnë drejtuesit politikanë të vendit tonë për popullin; siç mendon natyra për bijtë e saj?

Specialistët gjeolog të institutit të kërkimeve gjeologjike të naftës dhe gazit gjatë regjimit diktatorial kanë ndjerë vetëm goditjet dhe stuhitë e stinës Dimërore.! Ata gjatë Dimrit shtrëngonin mirë rrobat e trupit dhe prisnin sipas radhës të shkonin në rrugën e madhe dhe të fshehtë të burgut.

Kur dikush nga specialistët e institutit mendonte për Pranverën dhe sa fillonte të zhvishesh se po ngrohej koha; mbi kokën e tij binte çekiçi, për ti kujtuar se për ty ka vetëm Dimër.?!

Kështu vazhdoi jeta Dimërore në institut deri sa erdhi demokracia.

Dy ditë para mbledhjes famëkeqe që u zhvillua në sallën e Patosit të datës 15 Mars 1975; në rrugë takova kolegun tim Thanas Naston. I thashë: hajde ulemi dhe të pimë kafe? Ai më pa direkt në sy dhe më tha: largohu nga unë. Ti po dridhesh i thashë; çfarë ke? Më kanë zënë ethet; u përgjigj ai. E ku pyet ti për ethe; megjithatë shko në shtëpi pi një çaj dhe shtrihu i thashë unë. Unë po dridhem për ty; vazhdoi Thanasi; kam frikë se mos të zënë dhe ty këto ethe; sepse janë shumë të forta dhe nuk di në se do mund ti përballosh?! Nuk po të kuptoj i thashë? Hajde të shoqëroj për në shtëpi? Ik më tha largohu; lamtumirë! Ore  Thanas leri shakatë dhe më thuaj se ç’po ndodh me ty?

 Nesër do më kuptosh dhe u largua duke nxituar.

Dy ditë më vonë në sallën e Patosit i kuptova ethet dhe shprehjet e kolegut ,shokut dhe mikut tim Thanas Nastos. Atje Thanasi dhe koleget e tjerë u shpallën sabotator dhe armiq.

Mbas vitit 1990 njerëzit filluan të lëvizin; të shpreheshin dhe të diskutonin lirisht për të kaluarën. Kolegët e mi dolën nga burgu të sakatuar, por me shpresë për të ardhmen. Por deri tani që kanë kaluar rreth 20 vjet jetë në demokraci njerëzit vazhdojnë të jetojnë në varfëri. Papunësia qëndron në këmbë.

Një ditë duke biseduar me shokun dhe mikun tim ing. Beqir Alia, që jetonte në  Moskë bashkë me familjen e tij u shpreha: Këtu në New York takon dhe përplasesh me njerëz të të gjitha vendeve, racave dhe ngjyrave të hapësirës botërore. Por as të flasin dhe as i flet; vetëm kur përplasesh me ta shprehen: sorry [më fal]. Unë jetoj në një ndërtesë ku ndodhen gjashtë familje. Kanë kaluar tetë vjet dhe nuk kemi hyrje në familje si në Shqipëri. Në New York nuk kam asnjë koleg pune, as shokë apo miq të vjetër. shëtita në këmbë gjithë rajonin e Astories, ku jetoj, por askush nuk më foli, përveç një polici, që më pyeti: zotni keni njeri në burg? jo i thash po sapo kam ardhur në New York dhe po shëtis për tu njohur me rajonin. Të pyeta u përgjigj ai sepse këtu pranë lumit ndodhet burgu. Faleminderit i thashë dhe u largova. Më kupto drejt o Beqir! Kur nuk punon, nuk ke miq dhe shokë për të kaluar kohën mërzitesh!.Kur je emigrant dhe shumë larg vendit tënd; pa ata miq dhe shokë me të cilët ke punuar dhe ke kaluar gjithë jetën i dashur mik kalon në depresion. Por kur kujtoj vuajtet e kolegëve të mi të ndershëm që u burgosën duke qenë krejtësisht të pafajshëm i them vehtes: merr shembull nga ata dhe duro dhe vazhdo jetën ashtu siç vjen?!

I dashur Hazbi! Vuajtjet tona qenë të tmerrshme për periudhën nga arrestimi e deri në dhënien e dënimit përfundimtar nga gjykata. Në këtë kohë ne dridheshim dhe vuanim jo aq shume nga goditjet fizike se sa nga shkatërrimi shpirtëror për familjet dhe veçanërisht kur kujtonim fëmijët tonë në internim. Mbas dënimit u vendosëm në qelitë e burgut dhe kaluam në një qetësi relative, sepse atë që kishin për të bërë xhelatët e bënë. Ne e mblodhëm mendjen dhe kaluam në një qetësi [sigurisht relative], sa dhe ju kolegët tonë, që punonit në institut do na kishit zili sepse i kishte ardhur fundi torturave?! Ndërsa ju rrinit në një qetësi mbi gjemba; të një torture pafund?! Ishte një periudhe kohe ironike, sepse ju na qanit hallin neve, kurse ne mendonim se si ju jetonit në një torturë pafund?!

Më mirë i burgosur por i qetë,sepse e dinim fundin tonë;se sa i “lirë”,por që jeton me ankth duke pritur burgun ç’do ditë?!

Ju ishit të predispozuar për tu rrëzuar në tokë; ndërsa ne ishim të shtrirë në tokë në qelitë e burgut dhe herë herë dhe qeshnim si rrjedhojë e barsoletave, që tregonin kolegët e burgosur; ndërsa juve nuk ju lejohej të qeshnit me barsoleta, sepse ç’do e qeshur tuaj të çonte në qelitë tona.

Ju, jo vetëm që nuk guxonit të qeshnit,por as nuk qanit?! Sepse do t’ju pyesnin përse qani? Partia ju ka siguruar të gjitha të mirat?! Ju dhe kur bisedonit me shokun tuaj më të ngushtë dridheshit nga frika se gjatë bisedës mos pa dashur keni lëshuar ndonjë fjalë, që mund të shtrembëronte realitetin e jetës tuaj “Të bukur”?

Kështu i dashur në burg formalisht ishim ne ndërsa në fakt burgun e vuanit ju?!

D.m.th. ju ishit më mirë në burg e pyeta unë Beqirin? Po për atë regjim ashtu ishte?!

Në atë regjim në Pranverë përgatiteshin kartat për të na përvëluar në verën e nxehtë, ndërsa në Vjeshtë ato karta përgatiteshin për të na ngrirë në Dimrin e ashpër?!

Ata ju qeshnin në Pranvere për t’ju djegur në stinën e verës; dhe ju përkëdhelnin në Vjeshtë për t’ju ngrirë në Dimër?!

Stinët Pranverë dhe Vjeshtë i përdornin hetuesit; ndërsa Vera e nxehtë dhe Dimri i ashpër i përkisnin Gjykatësve.

Dhe stinët e natyrës nuk kishin qetësi në atë regjim “Të bukur” diktatorial?!

Torturat më të tmerrshme ishin ato kur hetuesit hakmerreshin tek familja; e sidomos tek fëmijët?! Regjimi këto kishin të vetmet tortura për të dorëzuar të burgosurit?! Për ti shtënë ata në kurthin e gënjeshtrave trilluese.

 Torturat fizike zakonisht të burgosurit dhe i duronin,por ishin torturat shpirtërore ato që të dhembin aq shumë sa ata humbisnin mendjen dhe hetuesit bënin atë që atyre ju duheshin, për qëllimet e tyre të ulta dhe jo njerëzore.

Çfarë të ardhme pret populli nga ai regjim, kur torturon fëmijët për të ngrenë tortën e përgatitur me gjakun e kolegëve të mi të pafajshëm.?!

I dashur Beqir të faleminderit për bisedën tonë të ngrohtë si kolegë, shokë dhe miq të paharruar.!